Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup ka shënuar ulje të ndjeshme të detyrimeve financiare.
Sipas drejtorit Muamer Seferi, këto detyrime të ndërmarrjes janë ulur për 113.9 milionë denarë, duke krijuar një situatë më të qëndrueshme financiare.
“Që nga marrja e mandatit, falë angazhimit dhe punës së vazhdueshme, kemi arritur t’i ulim detyrimet financiare për 113.9 milionë denarë”, thotë Seferi.
Ai thekson se ky rezultat është dëshmi e një menaxhimi më të përgjegjshëm të ndërmarrjes, me fokus në stabilitetin financiar dhe funksionimin më efikas të saj.
” “
“Me punë dhe përkushtim vazhdojmë përpara”, u shpreh Seferi.

