Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president

2 Shtator, 2026

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime

1 Shtator, 2026

Berat Buzhala i lavdëron deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun president

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, oficerja nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Ligjvënësit e Cyrihut kërkojnë ndalimin e shamisë në shkolla

1 Shtator, 2026

Kërkoi shtetësinë në dy gjuhë, administrata i tha “nuk bëhet” – qytetarja kërkon sqarim

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë – pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Stalla e lopëve dhe efekti ndaj alergjive tek fëmijët

1 Shtator, 2026

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

1 Shtator, 2026

Ndahet nga jeta Isren Imeri, kumanovari që la gjurmë edhe në këngën shqipe

1 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 2 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gashi kritikon BDI-në

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas pushimit veror, deputetët rikthehen në Kuvend me agjendë të ngjeshur, por edhe me pikëpyetje mbi çështjen e Badenterit.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, paralajmëroi të paktën katër seanca deri në fund të muajit, ndërsa dy të parat janë caktuar për 2 dhe 11 shtator.

Në fokus mbeten ligjet që kërkojnë shumicën e Badenterit, përfshirë ato për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, arsimin e lartë dhe vetëqeverisjen lokale.

Gashi thotë se ligjet do të hidhen në votim, por rezultati mbetet i pasigurt për shkak të bllokadës procedurale të BDI-së. Bllokadën në Kuvend Gashi e sheh më shumë si problem politik sesa procedural dhe thotë se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut mes aktorëve politikë.

” “

“Kjo çështje ka më shumë dimension politik sesa procedural. Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, po përpiqem të ndërmarr të gjitha masat. Jam në kontakt me të gjitha grupet parlamentare. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Nëse çështja hyn në sferën politike, atëherë bisedohet në një nivel tjetër politik. Pajtohem se kjo çështje duhet të zgjidhet, por ua lë aktorëve politikë që ta zgjidhin”, tha Gashi.

Por a do ta çojë bllokada Kuvendin drejt zgjedhjeve?

Gashi thotë: jo kaq lehtë, duke theksuar se për shpërndarjen e Kuvendit duhen 61 vota. Ai mbron zgjedhjet e rregullta dhe paralajmëron se nuk do të lejojë që keqpërdorimi i Rregullores të kthehet në arsye për zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, ai lë të hapur derën për një vendim politik në një nivel tjetër.

“Nuk duhet që një keqpërdorim i Rregullores së Kuvendit të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, por kjo është një vendim politik dhe për të mund të vendoset edhe në një nivel tjetër”, u shpreh Gashi.

Për ndryshimet kushtetuese, Gashi thotë se për momentin nuk ka zhvillime të reja, por Kuvendi është gati të veprojë nëse merret vendim për to.

Gashi njoftoi se së shpejti në Kuvend pritet të arrijë një zgjidhje ligjore lidhur me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, puna rreth Kuvendit do të shoqërohet me kufizime, pasi në muajt e ardhshëm do të ketë punime për ndërtimin e parkingut për deputetët dhe të punësuarit.

Lexuar: 204

Lajme te ngjashme

Kërkoi shtetësinë në dy gjuhë, administrata i tha “nuk bëhet” – qytetarja kërkon sqarim

Ndahet nga jeta Isren Imeri, kumanovari që la gjurmë edhe në këngën shqipe

Lajm i mirë për Maqedoninë, nuk do ketë veto për në BE? Kërkesë e 11 vendeve, mes tyre Gjermania e Franca!

“E nis me Kumanovë e përmbyll në Manastir”, Sulejmani: Një vit i mbarë për të gjithë nxënësit

Kasami gjithmonë afër Malësisë: Ditën e parë shkollore pranë nxënësve në Shipkovicë e Brodec

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

Lajmet e fundit

Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president

2 Shtator, 2026

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri, Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime

1 Shtator, 2026

Berat Buzhala i lavdëron deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun president

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, oficerja nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë, në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026

Ligjvënësit e Cyrihut kërkojnë ndalimin e shamisë në shkolla

1 Shtator, 2026

Kërkoi shtetësinë në dy gjuhë, administrata i tha “nuk bëhet” – qytetarja kërkon sqarim

1 Shtator, 2026

Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë – pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit

1 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.