Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: E domosdoshme të zbardhet plotësisht autorësia dhe origjina e dokumentit

29 Gusht, 2026

Përleshje mes 2 kumanovarëve, policia paralajmëron kallëzime

29 Gusht, 2026

VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët

29 Gusht, 2026

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut?

29 Gusht, 2026

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

29 Gusht, 2026

Intelektualja kumanovare Rexhije Avdiu Xheladini: “29 Gushti 1988 – një ditë që nuk duhet të harrohet”

29 Gusht, 2026

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

29 Gusht, 2026

Astrit Iseni ironizon BDI-në: “Shtabit Sot” i ngatërrohen kabllat, konkursi për policë dhe ai për nxënës janë dy gjëra të ndryshme

29 Gusht, 2026

Nusja e re e rreh vjehrrën dhe e plagos vjehrrin me thikë

29 Gusht, 2026

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

29 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 29 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

TV NewsBy TV News29 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkoi nga Qeveria të distancohet publikisht dhe pa mëdyshje nga, siç thonë ata, glorifikimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, transmeton Portalb.mk.

Nga partia thonë se kjo nuk është çështje e një qëndrimi politik apo e përkatësisë kombëtare, por e respektimit të fakteve të përcaktuara me vendime të formës së prerë.

“Për gjenocidin nuk ka ‘një anë tjetër të historisë’ kur faktet janë përcaktuar me aktgjykime të formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare”, thonë nga PLD.

Sipas partisë, veçanërisht e papranueshme është që glorifikimi të lidhet me bartës të funksioneve të larta shtetërore. PLD kërkon që Qeveria të distancohet nga veprimet e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale dhe drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, si dhe të përcaktojë përgjegjësinë politike.

“Nuk mundet Maqedonia para Brukselit të thirret në vlerat evropiane, ndërsa brenda vendit Qeveria të heshtë kur zyrtarët e saj marrin pjesë në madhështimin e një personi të dënuar për gjenocid”, theksojnë nga PLD.

Partia kërkon që rasti të shqyrtohet edhe nga aspekti i përgjegjësisë eventuale penale. Nga PLD i referohen nenit 407-a të Kodit Penal, i cili lidhet me mohimin publik, minimizimin e rëndë, miratimin ose justifikimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës përmes një sistemi informativ.

Prandaj, LDP kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, në kuadër të kompetencave të tyre, të hetojnë sipas detyrës zyrtare të gjitha publikimet, deklaratat dhe veprimet që lidhen me rastin dhe, nëse plotësohen kushtet ligjore, të veprojnë në përputhje me Kodin Penal.

“Funksioni shtetëror nuk duhet të jetë mburojë ndaj ligjit”, porositën nga partia.

Kujtojmë se, Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq ka shpërndarë një publikim me përmbajtje glorifikuese ndaj figurave çetnike dhe ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq i njohur si “Kasapi i Ballkanit” për krimet e kryera.

Edhe nga partia e Ivan Stoilkoviqit është publikuar një mesazh që glorifikon Ratko Mlladiqin, duke e paraqitur atë si „shpëtimtar të popullit serb në Bosnjë“. Në mesazh thuhet se Mlladiqi „e donte popullin e tij“, se „i shërbeu gjatë gjithë jetës“ dhe se „e shpëtoi popullin serb në Bosnjë nga gjenocidi“, ndërsa gjykimi ndaj tij në Hagë cilësohet si „i padrejtë“ dhe „i politizuar“.

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Shqipet në Berlin duke punuar në 165 metra lartësi

Stuhia e fuqishme godet Zvicrën

Britanikët: Tirana “pushton” Evropën: Qyteti më i lirë për turistët – drekë 8 €, birrë 1.50 €, hotel vetëm 32 €!

A do të dënohet Artan Grubi? Ja si përgjigjet Buzhala

FSK-së i shtohen edhe tre Gjeneralë Brigade

Lajmet e fundit

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: E domosdoshme të zbardhet plotësisht autorësia dhe origjina e dokumentit

29 Gusht, 2026

Përleshje mes 2 kumanovarëve, policia paralajmëron kallëzime

29 Gusht, 2026

VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët

29 Gusht, 2026

Si ndodhi rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizangut?

29 Gusht, 2026

PLD i kërkoi Qeverisë të distancohet nga glorifikimi i Ratko Mlladiqit: “Nuk ka vend për madhështimin e personave të dënuar për gjenocid”

29 Gusht, 2026

Intelektualja kumanovare Rexhije Avdiu Xheladini: “29 Gushti 1988 – një ditë që nuk duhet të harrohet”

29 Gusht, 2026

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

29 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.