Boksierja më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj fantastik në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u stolisur me medaljen e artë.
Në ndeshjen finale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta u ballafaqua me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova. Pas një dominimi të qartë dhe goditjeve të sakta nga boksierja kosovare, luftëtarja me origjinë ruse u detyrua të tërhiqet pas një lëndimi në raundin e dytë, duke i dhënë fitoren dhe lavdinë e merituar Sadikut.
Me këtë triumf madhështor, Donjeta Sadiku ngre sërish lart flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë se përkushtimi dhe puna e palodhshme shpërblehen me majat e sportit botëror

