Daut Beqiri: Fillojnë punimet për rekonstruimin e krahut të Rrugës 10 në Haraçinë
Sot kanë filluar punimet për rekonstruimin e krahut të Rrugës 10, në gjatësi prej 448 metrash dhe me gjerësi prej 4.5 metrash.
Në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një urë e re, e cila pritet të mundësojë qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë për banorët e kësaj zone.
Vlera e investimit është rreth 5.9 milionë denarë, ndërsa projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Transportit.
Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge./Televizioni News
Lexuar: 47

