Për VLEN-in është e rëndësishme që të sigurojmë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë që fillon për disa ditë dhe ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, që po punohet intensivisht, thonë nga partia shqiptare në pushtet për Lideri.mk, duke shprehur qëndrimin lidhur me zgjedhjet e parakohshme.
Ja qëndrimi i plotë:
‘Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet. Ekzistenca e tyre lidhet ngushtë me keqpërdorim pushteti, me paratë e qytetarëve, me tenderë.
Për VLEN-in është e rëndësishme që të sigurojmë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë që fillon për disa ditë dhe ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, që po punohet intensivisht.
Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti.
Por, kurdo që të ketë zgjedhje, BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët, ashtu siç i ndodhi në zgjedhjet lokale para 1 viti.
Shqiptarët nuk kthehen më prapa. Nuk i besojnë më një kaste të korruptuar, një politike të vjetëruar e cila në vend se të përfaqësojë shqiptarët, pasuroi disa individë. Koha e BDI-së ka mbaruar.

