Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

19 Gusht, 2026

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

19 Gusht, 2026

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

19 Gusht, 2026

Qyra takon u.d. ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes: Struganët kanë pasur gjithmonë një orientim të fortë pro-amerikan

19 Gusht, 2026

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

19 Gusht, 2026

Morena Taraku shfaqet me gjoksin disa numra më të madh

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

TV NewsBy TV News19 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka folur për hetimet lidhur me rastet e spiunazhit dhe personat që dyshohet se kanë qenë të rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë – BIA, duke bërë të ditur se deri më tani janë shtatë raste të tilla dhe katër aktgjykime dënuese.

Kodraliu ka thënë se Prokuroria Speciale gjatë dy viteve të fundit ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë dukuri, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

“Më konkretisht, deri më tani kemi shtatë raste të spiunazhit me disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit të strukturave nga Agjencia e Inteligjencës serbe (BIA)”, ka thënë Kodraliu.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë katër aktgjykime dënuese për veprat penale të spiunazhit, ndërsa dy prej tyre janë të formës së prerë.

“Më konkretisht, kemi dy aktgjykime dënuese të cilat veç janë të formës së prerë, respektivisht të të dënuarit Aleksandër Vlajiq, si dhe të të dënuarit tjetër Bojan Jevtiq, të cilët që të dy kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ne kemi ofruar edhe prova konkrete”, ka thënë ai.

Kodraliu: Dy prej të dënuarve kanë qenë zyrtarë të lartë policorë

Sipas Kodraliut, rasti është i ndjeshëm për shkak të pozitave që kanë mbajtur personat e dënuar.

Ai ka thënë se Vlajiq dhe Jevtiq kanë qenë zyrtarë të lartë në Policinë e Kosovës.

“Njëri ka qenë toger me gradë në Policinë e Kosovës, më konkretisht në pikën kufitare në Kamenicë, dhe tjetri ka qenë zyrtar i inteligjencës së policisë në pjesën e Veriut të Mitrovicës”, ka deklaruar Kodraliu.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja pse Prokuroria ka ndërmarrë veprime urgjente për sigurimin e provave.

Rasti i Aleksandër Vlajiqit

Kodraliu ka thënë se Aleksandër Vlajiq është dënuar edhe për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë në dhjetor të vitit 2022.

Sipas tij, nga ekzaminimi i telefonave të Vlajiqit janë gjetur dëshmi që kanë çuar në inicimin e rastit për spiunazh.

“Nga ekzaminimi i telefonave të të dënuarit Aleksandër Vlajiq kemi vërejtur dëshmi të mjaftueshme që të iniciojmë edhe rastin për spiunazh, e që nga sigurimi i provave të tjera kemi vërtetuar edhe para gjykatës që i njëjti ka qenë edhe i rekrutuar tek shërbimi inteligjent serb, më konkretisht te zyrtari, respektivisht personi përgjegjës i BIA-s në rajonin e Novipazarit”, ka thënë Kodraliu.

Ai ka bërë të ditur se nga ky hetim është iniciuar rast penal edhe ndaj një zyrtareje nga Mitrovica e Veriut, e cila ka qenë pjesë e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sipas tij, ajo është dënuar në shkallën e parë, ndërsa çështja është duke u trajtuar në Apel.

“Për këtë arsye duhet të jem pak i rezervuar në trajtimin e kësaj zyrtareje, respektivisht e cila është duke u proceduar në gjykatë”, ka thënë Kodraliu.

Kodraliu: Sheholli ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb

Duke folur për rastin e Fatmir Shehollit, Kodraliu ka thënë se ai ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për një zyrtar të lartë të BIA-s për kundërterrorizëm.

“Fatmir Sheholli ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për zyrtarin e lartë të BIA-s për kundërterrorizëm, Bojan Dimiq, në implementimin e një misioni me qëllim të dëmtimit të disa figurave politike në Kosovë. E, çka është më e rëndësishmja, dëmtimi është synuar të shkaktohet para zgjedhjeve që janë mbajtur në Kosovë”, ka deklaruar Kodraliu.

Lexuar: 34

Lajme te ngjashme

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

PAMJE EKSKLUZIVE: Pronarët e vilave ilegale në Ujman ‘paketohen’ vetë, para se t’i shkojnë bagerët e institucioneve të Kosovës

Gruda viziton Thaçin në Hagë para aktgjykimit: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

Kosova dhe Maqedonia do ta rikthejnë linjën hekurudhore

Lajmet e fundit

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

19 Gusht, 2026

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë, SHBA-ja kontrollon Ngushticën e Hormuzit

19 Gusht, 2026

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.