Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rasti i ri i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, pesë pacientë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një pacient 76-vjeçar i hospitalizuar në Klinikën Infektive, në repartin e kujdesit intensiv, është rasti i katërt i regjistruar i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor. Transmetohet se aktualisht në kujdesin intensiv ndodhen pesë pacientë në gjendje të rëndë, disa prej të cilëve janë në ventilim mekanik.

“Pacienti u trajtua për 27 ditë në klinikë, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese serioze dhe formës së rëndë neuroinvazive të pezmatimit të trurit dhe mbështjellësve trVisuale (meningite), në orët e vona të pasdites ndodhi fataliteti”, informoi sot drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 20 pacientë, prej të cilëve:

18 janë të konfirmuar me laborator.

2 udhëhiqen si të dyshuar nga ana klinike.

Mes tyre është edhe një djalë 24-vjeçar që jeton në komunën Qendër. Përbën shqetësim fakti se po ulet kufiri i moshës së rasteve të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor.

“Ajo që edhe ne si mecinë e parashikonim gjatë ditës së djeshme u konfirmosh se pacientja 25-vjeçare, e cila udhëhiqej si clinically e dyshuar, u konfirmua me formën neuroinvazive të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor. Ndërkohë mbrëmë është hospitalizuar edhe një pacient 24-vjeçar i cili udhëhiqet si rast i dyshuar. Gjatë ditës së sotme ose të nesërme do të duhet të shohim nëse edhe tek ai do të konfirmohet diagnoza klinike”, theksoi dr. Cana.

Sipas tij, të gjitha rastet që janë të hospitalizuara në Klinikën për Sëmundje Infektive janë me formë neuroinvazive:

“Kjo do të thotë se ata përbëjnë 1% nga 100% e të infektuarve. Formën më të rëndë të sëmundjes e zhvillojnë vetëm një përqind, sipas statistikave 1% nga numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar”, tha Cana.

Sipas doktor Canës, është e rëndësishme të theksohet se pacientët që janë në gjendje kritike janë persona mbi 60 vjeç dhe me shumë komorbiditete (sëmundje shoqëruese). Qytetarët duhet t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente për mbrojtje personale, sepse deri në fund të këtij muaji dhe gjatë shtatorit pritet piku i epidemive të këtilla.(INA)

Lexuar: 190

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.