Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Orhan Murtezani ambasador në NATO, i RMV-së

18 Gusht, 2026

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

18 Gusht, 2026

A mund të “vdesim” nga pikëllimi? Çfarë i ndodh trupit kur trishtimi bëhet shumë i fortë

18 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi rreth 1,600 diploma profesionale pa trajnime

18 Gusht, 2026

Trump: Aktualisht s’ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin

18 Gusht, 2026

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri” – Komenti në Kuvend i kushton me përjashtim të resë nga Obiliqi

18 Gusht, 2026

Gërvalla: Ikja nga takimet është përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar

18 Gusht, 2026

“Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!

18 Gusht, 2026

ASh: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të vihet në pikëpyetje

18 Gusht, 2026

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

18 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi rreth 1,600 diploma profesionale pa trajnime

TV NewsBy TV News18 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pasi dyshohet se përmes një qendre për verifikimin e aftësive profesionale ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet përkatëse.

I dyshuari, me inicialet I.Ç., pronar dhe person përgjegjës i Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma për profesione të ndryshme, duke paraqitur se kandidatët kishin përfunduar me sukses trajnimet teorike dhe praktike, ndonëse ato nuk ishin zhvilluar.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë zbuluar se nga viti 2019 e deri më tani dyshohet të jenë lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale. Pagesa për një diplomë dyshohet se ishte rreth 300 euro, ndërsa përfitimi i përgjithshëm nga kjo veprimtari dyshohet të ketë arritur në rreth 500 mijë euro.

Diplomat dyshohet se janë përdorur nga persona të ndryshëm për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Pas veprimeve hetimore, Prokuroria ka siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, ndërsa gjatë tij janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi.

Në mesin e provave të sekuestruara janë 333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve, dy kompjuterë ku ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave, dy USB me të dhëna, tri vula të biznesit dhe një telefon mobil i të dyshuarit.

Po ashtu, janë sekuestruar 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti në fjalë dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia kanë apeluar te qytetarët që dyshojnë se janë mashtruar ose dëmtuar lidhur me pajisjen me diploma apo dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, që rastin ta raportojnë në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri” – Komenti në Kuvend i kushton me përjashtim të resë nga Obiliqi

Gërvalla: Ikja nga takimet është përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar

Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Pejë

Zemra Mal – 14 vjeçe përkthente për ushtarët amerikanë në Kosovë, sot shqiptarja është profesore në Belgjikë

Haxhiu: Kush mendon se po e shkel Kushtetutën, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Tragjedi në Ksamil: Vritet me thikë një 20-vjeçar francez, shpallet në kërkim 29-vjeçari shqiptar

Lajmet e fundit

Orhan Murtezani ambasador në NATO, i RMV-së

18 Gusht, 2026

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

18 Gusht, 2026

A mund të “vdesim” nga pikëllimi? Çfarë i ndodh trupit kur trishtimi bëhet shumë i fortë

18 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se lëshoi rreth 1,600 diploma profesionale pa trajnime

18 Gusht, 2026

Trump: Aktualisht s’ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin

18 Gusht, 2026

“Po de që dy vjet s’kemi qeveri” – Komenti në Kuvend i kushton me përjashtim të resë nga Obiliqi

18 Gusht, 2026

Gërvalla: Ikja nga takimet është përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar

18 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.