Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryeministri i Francës njoftoi ndihmë prej 12 milionë eurosh pas zjarrit në jug të vendit

17 Gusht, 2026

Marija Petkovski, policja që fiton respektin e udhëtarëve në Bellanoc–Stançiq

17 Gusht, 2026

“Ky nuk është fundi i lumtur që doja”, Blerta rikthehet pas gjashtë muajsh heshtjeje

17 Gusht, 2026

Peci: Hapja e urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

17 Gusht, 2026

Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

17 Gusht, 2026

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

17 Gusht, 2026

11 persona privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 8 prej tyre pa patentë

17 Gusht, 2026

Shpend Suma dhe Mirsad Memeti në mesin e nënoficerëve të avancuar në kuadër të Armatës

17 Gusht, 2026

Hoxha: 100 mijë trofta të Ohrit lëshohen tani, ndërsa 1.5 milionë të tjera në shtator

17 Gusht, 2026

Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme, EMV-ja dhe KEK-u nënshkruan marrëveshje

17 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 17 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Gusht, 2026 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë viti i tij i fundit si futbollist profesionist, duke iu afruar kështu fundit të një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 41-vjeçari deklaroi se tashmë ka menduar edhe për jetën pas futbollit.

“Ky është ndoshta viti im i fundit në futboll dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, tha Ronaldo, duke shtuar se e ardhmja e tij pas tërheqjes është e planifikuar.

Ronaldo tha se ka shumë aktivitete me të cilat synon të merret, duke përmendur udhëtimet dhe padelin mes gjërave që i pëlqejnë më shumë. Sipas tij, përfundimi i karrierës në futboll mund të krijojë një boshllëk të madh, ndaj koha duhet të mbushet me aktivitete të ndryshme.

“Dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar, atë që kemi fituar. Në fund të fundit, kanë qenë 25 vite me shumë sakrifica”, u shpreh portugezi.

Cristiano Ronaldo konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të historisë. Ai ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa është shpallur kampion në Angli, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite.

Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, ndërsa mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj.

Aktualisht ai numëron 976 gola për klubet dhe kombëtaren, vetëm 24 larg shifrës historike prej 1.000 golash në karrierën profesioniste.

Ronaldo luan aktualisht për Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Struga Trim Lum mposhti Vardarin

Lotë dhe gëzim: Shkëndija e Haraçinës shënoi fitoren e parë historike në Ligën e Parë

Ardon Jashari rrefen marredhenien me Modriqin: Ështe privilegj ta kesh ne ekip

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

Shkëndija e shkatërroi Vardarin në mes të Shkupit! Fitore plotësisht e merituar

Shkëndija e shkatërroi Vardarin në mes të Shkupit! Fitore plotësisht e merituar

Lajmet e fundit

Kryeministri i Francës njoftoi ndihmë prej 12 milionë eurosh pas zjarrit në jug të vendit

17 Gusht, 2026

Marija Petkovski, policja që fiton respektin e udhëtarëve në Bellanoc–Stançiq

17 Gusht, 2026

“Ky nuk është fundi i lumtur që doja”, Blerta rikthehet pas gjashtë muajsh heshtjeje

17 Gusht, 2026

Peci: Hapja e urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

17 Gusht, 2026

Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

17 Gusht, 2026

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

17 Gusht, 2026

11 persona privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 8 prej tyre pa patentë

17 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.