Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mbi 800 dronë kundër Moskës. Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë, 12 viktima

17 Gusht, 2026

Felix Magath viziton varret e familjes Jashari

17 Gusht, 2026

Llojan, rrezik në kalimin hekurudhor! Banorët kërkojnë tra dhe sinjalistikë të re

16 Gusht, 2026

Struga Trim Lum mposhti Vardarin

16 Gusht, 2026

Zvicra dëbon 35-vjeçarin nga Maqedonia

16 Gusht, 2026

Kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin: Bujar Osmani apo Arbër Ademi?

16 Gusht, 2026

Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh

16 Gusht, 2026

Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

16 Gusht, 2026

Rusi/ Ndiqet penalisht fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë

16 Gusht, 2026

LSH: Qëndrimet e Janevskës dëshmojnë hovin e kësaj qeverie kundër arsimit shqip

16 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 17 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zvicra dëbon 35-vjeçarin nga Maqedonia

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Gusht, 2026 Diaspora Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit.

Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari.

Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar.

Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte bërë propagandë për ideologjinë e “Shtetit Islamik” në rrjetet sociale, si dhe e kishte mbështetur këtë organizatë terroriste me logjistikë dhe financa.

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut kishte ardhur në Zvicër në vitin 2014. Ai është i martuar me një grua nga Kosova dhe së bashku kanë tre fëmijë. Anëtarët e familjes së tij posedojnë leje qëndrimi të përhershme në Zvicër.

Gjykata Administrative Federale ka pranuar se dëbimi i tij përbën një ndërhyrje në jetën familjare, mirëpo ka vlerësuar se familja mund ta vizitojë atë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas trupit gjykues, interesi publik për dëbimin e tij për shkak të sigurisë është më i madh se interesi privat i personit për të qëndruar në Zvicër. Ky vendim i Gjallërisë Administrative Federale është i prerë dhe nuk mund të apelohet më tutje në Gjykatën Federale. përcjell Zhurnal.mk .

Lexuar: 232

Lajme te ngjashme

Llojan, rrezik në kalimin hekurudhor! Banorët kërkojnë tra dhe sinjalistikë të re

Kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin: Bujar Osmani apo Arbër Ademi?

LSH: Qëndrimet e Janevskës dëshmojnë hovin e kësaj qeverie kundër arsimit shqip

Në Haraçinë shënohet rasti i parë i Etheve të Nilit Perëndimor

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip nga klasa e gjashtë

Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup

Lajmet e fundit

Mbi 800 dronë kundër Moskës. Tymi mbulon kryeqytetin e Rusisë, 12 viktima

17 Gusht, 2026

Felix Magath viziton varret e familjes Jashari

17 Gusht, 2026

Llojan, rrezik në kalimin hekurudhor! Banorët kërkojnë tra dhe sinjalistikë të re

16 Gusht, 2026

Struga Trim Lum mposhti Vardarin

16 Gusht, 2026

Zvicra dëbon 35-vjeçarin nga Maqedonia

16 Gusht, 2026

Kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin: Bujar Osmani apo Arbër Ademi?

16 Gusht, 2026

Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh

16 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.