Basketbollisti dhe youtuberi i njohur MK, me mbi 8 milionë ndjekës në të gjitha platformat sociale, ka vizituar dje Kumanovën, ku para fansave të tij zhvilloi disa ndeshje streetball-i përballë lojtarëve të Kumanovës. MK, i njohur për përmbajtjet e tij sportive dhe paraqitjet në streetball, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ka vizituar tri qytete: Shkupin, Kumanovën dhe Ohrin. Vizita në Kumanovë mblodhi një numër të madh fansash, të cilët patën mundësinë ta shohin nga afër basketbollistin dhe të ndjekin ndeshjet e tij me lojtarët vendas. Në fund të aktivitetit, MK falënderoi fansat për praninë dhe mbështetjen e tyre, duke shprehur kënaqësinë për pritjen që iu bë në Kumanovë./Televizioni News Etnik Hamiti
Compose
Write to Vlora Zenuni Hamiti
/

