Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026

Nga kufiri Bellanoc–Stançiq, polici Artan Dalipi me mesazh për mërgimtarët

14 Gusht, 2026

Komunikate nga dega e BDI-së Kumanovë

14 Gusht, 2026

Gjigandi gjerman i supermarketeve “LiDL” vjen në Shqipëri. Tronditet tregu i supermarketeve …

14 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 14 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ardon Jashari rrefen marredhenien me Modriqin: Ështe privilegj ta kesh ne ekip

TV NewsBy TV News14 Gusht, 2026 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ardon Jashari synon që marrëdhënien e mirë që ka krijuar jashtë fushës me Luka Modriqin ta transferojë edhe në lojë gjatë sezonit 2026/2027, transmeton albinfo.ch.

Mesfushori i Milanit ka thënë se ka një raport shumë të mirë me legjendën kroate dhe se shpreson të ketë më shumë mundësi për të luajtur së bashku me të këtë sezon.

“Kam një lidhje të shkëlqyer jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion. Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë vit”, ka deklaruar Jashari në një intervistë për “Sky Sport”.

Ai ka vlerësuar veçanërisht mentalitetin fitues të Modriqit, duke theksuar se përvoja e kroatit mund t’i ndihmojë lojtarët e rinj të kuptojnë më mirë se çfarë kërkohet për të fituar trofe.

“Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë të luash. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, gjë që është e rëndësishme edhe për ne. Ta dëgjosh çdo ditë të ndihmon të kuptosh se çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të fitosh trofe, siç bëri ai për 14 vjet te Real Madridi”, është shprehur Jashari.

Mesfushori shqiptar ka treguar edhe për përvojën e tij në repartin e mesfushës me Modriqin, duke thënë se në ndeshjen ndaj Interit ka ndier një përshtatje të mirë mes tyre.

“Në Belgjikë kam luajtur në mesfushë me dy lojtarë dhe me Modriqin, në ndeshjen kundër Interit, isha në gjendje të bëja disa lëvizje me të cilat ndihesha rehat”, ka shtuar ai.

Jashari beson te ideja e re e Milanit

Jashari ka folur pozitivisht edhe për trajnerin e ri të Milanit, Ruben Amorim, dhe mënyrën se si ai dëshiron ta ndërtojë skuadrën.

“Më pëlqen. Mezi pres, kam një ndjenjë të mirë se do të jemi dominues në ndeshje. Ne jemi Milani, duhet të luajmë kështu dhe të fitojmë”, ka thënë ai.

Lexuar: 104

Lajme te ngjashme

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

Shkëndija e shkatërroi Vardarin në mes të Shkupit! Fitore plotësisht e merituar

Shkëndija e shkatërroi Vardarin në mes të Shkupit! Fitore plotësisht e merituar

Salah mbetet i befasuar nga oferta e rrallë që i erdhi nga kryetari i një distrikti në Trabzon

Humbje minimale për Shkëndijën ndaj Hibernianit, gjithçka mbetet e hapur

Shkëndija pëson disfatë nga Hiberniani, shpresat në ndeshjen e kthimit

Lajmet e fundit

Basketbollisti dhe youtuberi MK sjell spektaklin e streetball-it në Kumanovë

14 Gusht, 2026

Kur diplomacia hesht, flasin armët!

14 Gusht, 2026

Vizitë në Postat e #Maqedonisë së Veriut

14 Gusht, 2026

Paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

14 Gusht, 2026

Çka ndodh me sheqerin në gjak kur hamë shalqi?

14 Gusht, 2026

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

14 Gusht, 2026

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?

14 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.