Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

25 Nëntor, 2026

Sllupçani feston me zemër shqiptare: “Faik Konica” ndez atmosferën për 22 dhe 28 Nëntorin

25 Nëntor, 2026

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama: Ukraina gabon për Kosovën, por e drejta për liri mbetet e padiskutueshme

TV NewsBy TV News14 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas qëndrimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën, duke thënë se Ukraina gabon në këtë çështje, por se e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme.Në një postim në platformën X, Rama iu referua deklaratës së Zelenskyt dhe reagimeve që pasuan në Tiranë dhe Prishtinë.
“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm në Tiranë dhe Prishtinë tashmë po nxirrnin kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të ndalojmë së mbështeturi të lirët dhe së vajtuari për të bombarduarit”, ka shkruar Rama.Kryeministri shqiptar ka thënë se disa prej tyre e kanë kritikuar Shqipërinë për faktin se nuk ka hequr dorë nga mbështetja për Ukrainën, ndërsa disa të tjerë, sipas tij, kanë mbështetur Rusinë.
“Më të pamaturit mes tyre hodhën gurë ndaj nesh pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë! Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk funksionon me kthim parash”, ka shkruar Rama.Rama ka theksuar se qëndrimi kundër një lufte agresioni dhe në favor të një paqeje të drejtë nuk duhet të varet nga qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës.
“Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në favor të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një favor që shkëmbehet me një favor, por është ajo që je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar”, ka deklaruar Rama.Ai ka thënë se Shqipëria nuk llogarit “se kush i ka borxh kujt”, por qëndron në anën e lirisë, demokracisë dhe paqes.
“Fatmirësisht, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që llogarit se kush i ka borxh kujt, por Evropa e Ballkanit që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj”, ka shkruar Rama.Në fund, Rama ka thënë se Ukraina është gabim në qëndrimin e saj ndaj Kosovës, por se kjo nuk e ndryshon të drejtën e saj për liri.
“Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Evropën dhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja”, ka shkruar Rama.“Pra, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë”, ka përfunduar ai.

Lexuar: 151

Lajme te ngjashme

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Lajmet e fundit

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

25 Nëntor, 2026

Sllupçani feston me zemër shqiptare: “Faik Konica” ndez atmosferën për 22 dhe 28 Nëntorin

25 Nëntor, 2026

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.