Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

13 Gusht, 2026

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

13 Gusht, 2026

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

13 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 13 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bekim Sali në seancë solemne të qeverisë: Marrëveshja e Ohrit, përgjegjësi për të ardhmen europiane të vendit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Seancën e udhëhoqi Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë, Bekim Sali, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë historike dhe politike të kësaj marrëveshjeje për stabilitetin, barazinë dhe të ardhmen europiane të vendit.

Duke folur për rëndësinë e jubileut, Zëvendëskryeministri i Parë, theksoi se 25-vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është një moment për të rikujtuar të kaluarën, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësinë e institucioneve për të ardhmen e vendit.

Sipas Ministrit Sali , Marrëveshja e Ohrit ishte instrumenti që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosi një qasje të re në organizimin dhe funksionimin e shtetit, duke e bazuar stabilitetin në partneritetin ndërmjet komuniteteve, barazinë qytetare dhe përfaqësimin e drejtë.

“Demokracia nuk matet vetëm me zgjedhje të lira, por edhe me aftësinë e institucioneve për të garantuar përfshirje, përfaqësim të drejtë, dialog dhe besim ndërmjet qytetarëve”, theksoi Ministri Sali.

Zëvendëskryeministri i Parë , nënvizoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk duhet të shihet vetëm si një dokument historik, por si një mekanizëm i gjallë i rendit kushtetues dhe si orientim politik për institucionet e vendit. Në këtë drejtim, ai përmendi edhe iniciativën e Qeverisë për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të propozuar për miratim në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i parë theksoi se përvoja e 25 viteve të fundit ka dëshmuar se stabiliteti ndërtohet përmes dialogut, komunikimit, kompromisit dhe respektimit të marrëveshjeve.

“Dialogu nuk duhet të shihet si kompromis me parimet. Dialogu është mënyra më demokratike për t’i mbrojtur parimet”, u shpreh Sali, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet komuniteteve.

Në fjalimin e tij, ai vuri në dukje se ruajtja e partneritetit ndëretnik është interes strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrit Sali, një shtet multietnik mund të jetë i suksesshëm vetëm kur çdo komunitet e ndjen veten pjesë të barabartë të institucioneve dhe bashkëpërgjegjës për të ardhmen e vendit.

Në këtë kontekst, Zëvendëskryeministri i Parë e lidhi frymën e Marrëveshjes së Ohrit edhe me procesin e integrimit europian, duke theksuar se parimi europian “Të bashkuar në diversitet” përkon me filozofinë e marrëveshjes, e cila e ndërtoi paqen mbi pranimin dhe respektimin e dallimeve.

Në përmbyllje, Zëvendëskryeministri i Parë theksoi se detyra e gjeneratës së sotme nuk është vetëm ta ruajë Marrëveshjen e Ohrit si arritje historike, por edhe ta zhvillojë atë përmes institucioneve më efikase, forcimit të besimit ndërmjet komuniteteve dhe ndërtimit të një shteti me standarde të larta europiane.

“Le të jetë ky jubile jo vetëm një kujtesë për atë që kemi arritur, por edhe një zotim për atë që duhet ta ndërtojmë”, përfundoi Ministri Sali.

Lexuar: 75

Lajme te ngjashme

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme

Lajmet e fundit

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

13 Gusht, 2026

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.