Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

20 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

20 Gusht, 2026

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

20 Gusht, 2026

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

20 Gusht, 2026

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

20 Gusht, 2026

Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

20 Gusht, 2026

BDI-ja e përshëndet gatishmërinë e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, “nëse këtë e kërkon opozita”

20 Gusht, 2026

Vrasja e turistit portugez, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një

20 Gusht, 2026

Goli i parë pas vdekjes së babait, Messi shpërthen në emocione

20 Gusht, 2026

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mbi 8.800 vende të lira për studentët e rinj në USHKM

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të martën dhe të mërkurën (18 dhe 19 gusht 2026) është afati i parë për aplikimin e kandidatëve për studime në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup. Në 23 fakultetet e universitetit më të vjetër dhe më të madh në vend, për vitin akademik 2026/2027 janë të lira gjithsej 8.851 vende, ndërsa viti akademik do të nisë më 1 tetor.

Sipas Konkursit të USHKM-së, nga numri i përgjithshëm i vendeve, 4.395 janë për studentë në kuotën shtetërore (studentë të rregullt që financohen nga buxheti i shtetit), 3.621 për studentë të rregullt që paguajnë tarifë shkollimi, ndërsa 835 vende janë për studentë me korrespondencë.

Numrin më të madh të studentëve, mbi 500 në programe të ndryshme studimi, do ta pranojnë Fakulteti i Mjekësisë me 950 vende, FINKI me 800, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (FEIT) dhe Fakulteti i Makinerisë me nga 600, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikore me 626, Fakulteti Ekonomik me 655, Fakulteti Juridik me 555, Fakulteti Filozofik me 635 dhe Fakulteti Filologjik me 805 vende.

Studentët në kuotën shtetërore regjistrohen me pagesë prej 200 eurosh, në kundërvlerë në denarë, ndërsa studentët në kuotën e bashkëfinancimit dhe ata me korrespondencë paguajnë tarifë prej 400 eurosh.

Afati i parë për aplikim është 18 dhe 19 gusht. Lista përfundimtare e renditjes do të publikohet më 27 gusht, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet më 3 dhe 4 shtator.

Afati i dytë për aplikim në USHKM do të jetë më 10 dhe 11 shtator, ndërsa afati i tretë më 23 shtator, në fakultetet ku do të mbeten vende të lira.

Para aplikimit, çdo kandidat i interesuar duhet të regjistrohet në www.upisi.ukim.mk dhe të plotësojë aplikimin elektronik përmes sistemit iKnow. Numri që kandidati merr automatikisht nga sistemi duhet të shënohet edhe në aplikacionin që dorëzohet gjatë regjistrimit. Aplikimi bëhet në shërbimin për çështje studentore të fakultetit të zgjedhur.

Në Konkursin e USHKM-it janë përcaktuar kushtet dhe kriteret për regjistrim, dokumentet që duhet të dorëzohen, mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe mënyra e llogaritjes së pikëve nga suksesi i përgjithshëm dhe nga rezultatet e arritura në maturën shtetërore ose maturën shtetërore profesionale/artistike.

Konkursi përmban gjithashtu listën e lëndëve eksternale dhe interne të maturës shtetërore që janë të përshtatshme për aplikim në programet studimore të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Lexuar: 93

Lajme te ngjashme

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

BDI-ja e përshëndet gatishmërinë e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, “nëse këtë e kërkon opozita”

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike

Lajmet e fundit

Sulm masiv rus me raketa në Kiev, të paktën 8 të vrarë

20 Gusht, 2026

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

20 Gusht, 2026

Mexhiti: 950 fëmijë në Shkollën e Notit falas, ky është veç fillimi

20 Gusht, 2026

ASH-ja të gatshëm për zgjedhje: Datën mund ta caktojmë që sot

20 Gusht, 2026

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

20 Gusht, 2026

Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

20 Gusht, 2026

BDI-ja e përshëndet gatishmërinë e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, “nëse këtë e kërkon opozita”

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.