Mësuesja Remzie rrëfen mentalitetin e asaj kohe: “Pse t’i dërgojmë vajzat në shkollë?”
Mësuesja Remzie sjell një rrëfim të veçantë për mentalitetin dhe vështirësitë e asaj kohe, kur arsimimi i vajzave shpesh kundërshtohej nga familjet dhe rrethi shoqëror.
“Për çka i keni dërguar vajzat në shkollë? Ato bëhen shkina, marrin shkije… Pse t’i dërgoni në shkollë?” – ishin disa nga fjalët që, sipas saj, dëgjoheshin në atë kohë.
Ajo tregon se në familjen e saj kishte edhe ndikim fetar, pasi imam kishte mixha i saj, ndërsa mentaliteti i kohës ndikonte fuqishëm në vendimet për arsimimin e vajzave.
Një dëshmi personale e mësueses Remzie, që sjell përpara publikut një realitet të një kohe kur shkollimi i vajzave ishte një sfidë e madhe./Televizioni News

