Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje

12 Gusht, 2026

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026

Rebecca duket elegante në të bardha, por një detaj i veshjes surprizon

11 Gusht, 2026

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Nuk e njohim Kosovën”, mediat ukrainase “gozhdojnë” Zelenskin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur.  Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase.

Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Pavarësisht mbështetjes së Kosovës për Kievin në luftën kundër Moskës, Ukraina nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet – një qëndrim që Zelensky e konfirmoi gjatë bisedimeve me Vuçiçin.

Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase. Për këtë zhvillim kanë raportuar ndër të tjera The Kyiv Independent, The New Voice of Ukraine (NV), Ukrainska Pravda, European Pravda, Hromadske, Babel etj.

The Kyiv Independent e ka titulluar raportimin e saj “Kosova duhet të respektohet”, duke shkruar se vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Serbi shkaktoi reagime në Kosovë pasi presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Media thekson se kjo ndodhi pavarësisht mbështetjes që Kosova i ka dhënë Kievit gjatë luftës kundër Rusisë. Nga Serbia, Presidenti ukrainas tha se politika e Kievit nuk kishte ndryshuar dhe iu referua respektimit të integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këtë pjesë të deklaratës së Zelenskyt e kanë transmetuar gjerësisht edhe “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”.

“The New Voice of Ukraine” sjell një detaj domethënës, duke theksuar se baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” kishte qëndruar në qendër të Prishtinës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi pamjet e largimit të tij dhe deklaroi se “shteti i Kosovës duhet të respektohet”.

“Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”, ishte mesazhi i tij, i transmetuar nga disa prej mediave kryesore ukrainase. Hromadske e ka vënë pikërisht këtë pjesë në qendër të raportimit, duke cituar Ramën se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

Ndërkohë, media ukrainase Babel, krahas reagimit të Ramës, ka rikujtuar edhe mbështetjen konkrete të Kosovës për Ukrainën.

Për zhvillimin kanë raportuar edhe TSN, 24 Kanal dhe Espreso, me 24 Kanal që e përshkruan largimin e flamurit si një “hap demonstrativ në Prishtinë” pas vizitës së Zelenskyt në Serbi, ndërsa Espreso thekson thirrjen nga Prishtina për respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

The Kyiv Independent ka raportuar edhe për reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka quajtur deklaratën e Zelenskyt “thellësisht zhgënjyese”, duke përmendur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas. (A2 Televizion)

Lexuar: 292

Lajme te ngjashme

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane

Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet një 32-vjeçar

Lajmet e fundit

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje

12 Gusht, 2026

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.