Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Uji në Kumanovë është i sigurt për pije

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik, laboratoi i Stacionit filtrues dhe Institutit për shëndet publik, informoi Toni Jonçevski, udhëheqës i Stacionit filtrues Kumanovë. Në kushte të vapave të verës, nga furnizimi me ujë thonë se tani për tani nuk ka prishje më të mëdha, por rritja dhe konsumi joracional mund të shkaktojë presion të zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit.

“Uji në Kumanovë kontrollohet nga 11 vende matëse, mes të cilave është edhe Stacioni filtrues, ndërsa bëhet edhe analiza periodike, të zgjeruara në çdo tre muaj. Uji nga sistemi ujësjellës në Kumanovë është i sigurt për shfrytëzim sipas rezultateve të deritanishme. Analizat merren edhe nga Qendra pëlr shëndet publik, nga laboratoria e jonë dhe nga Instituti për shëndet publik. Të gjitha analizat deri tani tregojnë se uji është i sigurt për pije”, thotë Jovçevski.

Lidhur me klorin rezidual, Jovçevski shpjegon se bëhet fjalë për klor që shtohet pas pastrimit dhe që ka rolin e mbrojtjes shtesë të ujit në sistemin e furnizimit me ujë.

“Klori rezidual është klori që i shtohet ujit pas pastrimit dhe në fakt është mbrojtësi i ujit të pijshëm, domethënë shërben si mbrojtje kundër ndotjes së mundshme sekondare dhe për shkatërrimin e mikroorganizmave që mund të jenë të pranishëm në ujë”, thotë Jovçevski.

“Duke marrë parasysh që rezervuarët ishin plot këtë vit, ‘Ekonomia e ujërave’ lëshon rregullisht sasi shtesë uji përmes bajpasit, ndërsa përdoren edhe sasitë nga ‘Mitev Most’ dhe ‘Bedinje’. Deri tani, nuk kemi vërejtur ndonjë ndërprerje të madhe të furnizimit me ujë”, thotë Jovçevski.

Megjithatë, në orët e mbrëmjes, posaçërisht gjatë periudhave të konsumit më të lartë, mund të paraqitet presion i zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit. Arsyeja për këtë, sipas Jovçevskit, është konsumi joracional në pjesët e poshtme, nga ku merren sasi të mëdha uji, gjë që ndikon në presionin në zonat më të larta.

Nga “Ekonomia e Ujërave” apelojnë që uji në sistem të shfrytëzohet në mënyrë racionale, posaçërisht në periudhat e konsumit më të madh, me qëllim të sigurohet presion stabil dhe furnizim të papenguar për të gjithë shfrytëzuesit.

Lexuar: 187

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.