Gjatë muajit korrik, policia ka evidentuar 20.976 kundërvajtje në trafik në kuadër të kontrolleve të rregullta në rrugët e vendit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, 4.241 nga kundërvajtjet kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 496 persona janë privuar nga liria për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.
“81 persona janë privuar nga liria për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 373 për drejtim pa patentë shoferi, 25 për shkak të ndalesës së mëparshme për drejtim të automjetit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim në kahje të ndaluar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 332 automjete, ndërsa policia ka shqiptuar 4.694 gjoba për parkim të parregullt dhe 430 masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit.MPB njofton gjithashtu se janë sanksionuar 2.073 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës dhe 1.829 pjesëmarrës në trafik për mosvendosje të rripit të sigurisë. Kontrollet, sipas ministrisë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

