Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Biserko: Në Kosovë ende ka shumë varreza masive të pazbuluara, Serbia përgjegjëse

4 Gusht, 2026

Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë

4 Gusht, 2026

‘Luftë’ mes UEFA-s dhe FIFA-s: Zbulohet plani i ri për rrëzimin e Infantinos nga posti i presidentit

4 Gusht, 2026

Harrojini ilaçet! Metoda e thjeshtë që ndalon të përzierat gjatë udhëtimit

4 Gusht, 2026

Gonxhja: Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

4 Gusht, 2026

Bela: Rama & Vuçiq më fusin në listën e të padëshiruarve

4 Gusht, 2026

Dimitrievski për Afrim Gashin: Nëse nuk e respekton 2 Gushtin, nuk e respekton as shtetin

4 Gusht, 2026

SHBA “Dardania” pushton Gran Paradison, majën më të lartë të Italisë

4 Gusht, 2026

Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale

4 Gusht, 2026

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon!

4 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 4 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

12 orë pritje në kufirin Kroaci – Mali i Zi: Mërgimtarët mbesin pa ushqim dhe pije

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sezoni i verës dhe ardhja e bashkatdhetarëve në rajon janë shoqëruar sërish me skena të rënda bllokadash dhe kolonash kilometrike me pritje disaorëshe në pikat kufitare të Bashkimit Evropian.

Mërgimtarët që po udhëtojnë që po kthehen në vendlindje po përballen me pritje drastike që po arrijnë deri në 12 orë në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Kjo ka ndodhur në pikën kufitare midis këtyre vendeve ku janë regjistruar pritje të gjata, ndërsa bashkëatdhetarët janë ankuar se kanë ngelur pa ushqime dhe pa ujë, raporton Indeksonline.

Sipas dëshmive të vetë udhëtarëve të nisur drejt diasporës apo rajonit, kolonat e gjata dhe menaxhimi i ngadaltë i kontrolleve nga ana e autoriteteve kroate kanë krijuar një situatë të papërballueshme. Shumë familje me fëmijë të vegjël dhe autobusë të mbushur me udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në temperatura të larta, pa mundësi furnizimi me ushqim dhe pije.

Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë – e cila tashmë është pjesë e zonës Schengen – kanë qenë në qendër të ankesave edhe më parë.

” “

Autoritetet dhe zyrtarët përgjegjës shpesh e arsyetojnë këtë situatë me fluksin e jashtëzakonshëm të muajve të verës dhe detyrimin ligjor për të zbatuar kontrolle rigoroze kufitare prej se Kroacia u bë pjesë e Zonës Schengen.

Megjithatë, bashkatdhetarët theksojnë se mungesa e një organizimi emergjent, e korridoreve të shpejta apo e masave lehtësuese për qytetarët përgjatë muajve të pikut turistik po e shndërron udhëtimin e tyre në një torturë të vërtetë.

Përballë kësaj gjendjeje të rënduar, zërat nga kolonat kufitare po bëjnë thirrje urgjente. Mërgimtarët kërkojnë nga ambasadat dhe ministritë e Jashtme të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut që të ngrenë zërin dhe të ndërhyjnë zyrtarisht pranë autoriteteve kroate.

Kërkesa kryesore e tyre është krijimi i lehtesira kalimi, rritja e numrit të stafit në dogana gjatë fundjavave dhe periudhave të fluksit të lartë, si dhe sigurimi i ndihmës së menjëhershme humanitare për qytetarët që po mbesin të bllokuar për gjysmë dite në mes të kufijve.(INA)

Lexuar: 67

Lajme te ngjashme

Biserko: Në Kosovë ende ka shumë varreza masive të pazbuluara, Serbia përgjegjëse

Gonxhja: Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

Bela: Rama & Vuçiq më fusin në listën e të padëshiruarve

Rama ndan pamje nga Voskopoja: Histori, natyrë dhe mikpritje në një destinacion të veçantë turistik

Kurti dhe Abdixhiku sërish në tryezë: Konsensus për institucionet apo rrugë drejt zgjedhjeve?

Publikohen rezultatet -Në produktet e qumështit “VITA” pati vaj palme, por nuk ishte deklaruar

Lajmet e fundit

Biserko: Në Kosovë ende ka shumë varreza masive të pazbuluara, Serbia përgjegjëse

4 Gusht, 2026

Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë

4 Gusht, 2026

‘Luftë’ mes UEFA-s dhe FIFA-s: Zbulohet plani i ri për rrëzimin e Infantinos nga posti i presidentit

4 Gusht, 2026

Harrojini ilaçet! Metoda e thjeshtë që ndalon të përzierat gjatë udhëtimit

4 Gusht, 2026

Gonxhja: Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

4 Gusht, 2026

Bela: Rama & Vuçiq më fusin në listën e të padëshiruarve

4 Gusht, 2026

Dimitrievski për Afrim Gashin: Nëse nuk e respekton 2 Gushtin, nuk e respekton as shtetin

4 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.