Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

U bë pjesë e një incidenti në Dhërmi, reagon menjëherë Luiz Ejlli

3 Gusht, 2026

28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan

3 Gusht, 2026

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

3 Gusht, 2026

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026

Mësuesit e diasporës mblidhen në Kosovë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe

3 Gusht, 2026

Kurti viziton vendin e gërmimeve: Gjenden eshtra të reja

3 Gusht, 2026

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

3 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 3 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Jam krenare që jam shqiptare dhe myslimane, nuk do të heshtë në mbrojtje të vlerave të mia

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Imerlije Salihu

Meqë po shoh se që prej dje dhe sot kam pranuar shumë mesazhe në inbox, me reagime të ndryshme lidhur me qëndrimin tim të fundit nga fjalë mbështetjeje e solidariteti, deri te kritika dhe komente kundërshtuese po e shoh të arsyeshme të ndaj me ju këtë qëndrim.

Fillimisht, ju falënderoj pafund për mbështetjen. Secili mesazh i juaji më jep forcë dhe për këtë ju jam sinqerisht mirënjohëse.

I kuptoj dhe i mirëkuptoj edhe të gjithë ata që ndajnë qëndrime të kundërta. Absolutisht nuk ndihem as e ofenduar, as e prekur. Në fund të fundit, kjo është demokracia.

Nuk do t’i komentoj fare ata që kanë përdorur gjuhë seksiste, fyese, islamofobe dhe të ulët, sepse ato flasin më shumë për ata që i përdorin sesa për mua. Uroj që Zoti t’i udhëzojë!

Një sqarim shumë të shkurtër për ata që nuk më njohin mirë, unë jam e bija e një babai që gjithë jetën punoi në mërgim, për vite të tëra, i vetëm, vetëm që të na shkollonte ne, fëmijët e tij, dhe jo vetëm. Ai u kujdes me përkushtim të mbillte tek ne dashurinë për kombin dhe për fenë.

Jam pafundësisht krenare që jam shqiptare dhe myslimane. Këto janë vlera me të cilat jam rritur dhe që do t’i përfaqësoj gjithmonë me dinjitet dhe respekt, poashtu duke respektuar gjithmonë identitetin, bindjet dhe dallimet e çdo qytetari.

Si deputete, do të vazhdoj të qëndroj e fortë në parimet e mia dhe të ngre zërin për të gjithë qytetarët, e në veçanti për votuesit e mi, të cilët më kanë besuar për t’i përfaqësuar. Nuk do të hesht sa herë që do të jetë e nevojshme të mbroj vlerat e mia, edhe nëse kjo mund t’i pengojë dikujt.

Bindjet e mia nuk janë të negociueshme, ndërsa respekti për secilin mbetet parim i pandryshueshëm i imi.

*deputete e VLEN

Lexuar: 101

Lajme te ngjashme

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalët

Lirim Kaba, sherifi shqiptar në SHBA që nuk e harroi kurrë Strugën

Mucunski: Bisedimet po zhvillohen “nën radar” për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë

Regjistrohet tërmet në Shkup

Lajmet e fundit

U bë pjesë e një incidenti në Dhërmi, reagon menjëherë Luiz Ejlli

3 Gusht, 2026

28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan

3 Gusht, 2026

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

3 Gusht, 2026

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.