Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

U bë pjesë e një incidenti në Dhërmi, reagon menjëherë Luiz Ejlli

3 Gusht, 2026

28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan

3 Gusht, 2026

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

3 Gusht, 2026

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026

Mësuesit e diasporës mblidhen në Kosovë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe

3 Gusht, 2026

Kurti viziton vendin e gërmimeve: Gjenden eshtra të reja

3 Gusht, 2026

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

3 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 3 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

25 vite pa Rrahim Beqirin-Komandant Rokin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rrahim Beqiri (1 Janar 1957 – 2 Gusht 2001) i njohur si Komandant Roki, ishte një komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe më vonë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Marecit dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Marecit. Gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni, Rrahim Beqiri ishte komandant i Brigadës 112 të UÇK-së në zonën e Tetovës dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Tetovës. Lindi më 1 janar 1957 në fshatin Kopernicë të Komunës së Dardanës (ish–Kamenicës) në Kosovë dhe ndërroi jetë më 2 gusht 2001 në Spitalin e Prishtinës si pasojë e plagëve të marra në trup gjatë Betejës së Tetovës. Pas vdekjes ai u shpall Hero i Kosovës.

“Sytë hapur më mbesin, kur shoh Shqipërinë e ndarë, Amanet ua lë unë Roki, kurrë të mos ndalet lufta drejt Bashkimit Kombëtar” (Rrahim Beqiri–Roki).

Me fillimin e Luftës në Kosovë, Rrahim Beqiri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rolin e komandantit të Zonës Operative të Marecit. Më vonë, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai iu bashkua UÇPMB-së në Luftën e Luginës së Preshevës dhe pas fillimit të Luftës së vitit 2001 në Maqedoni ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe depërtoi në kufirin Kosovë–Maqedoni. Ai ishte një nga komandantët e Brigadës 112 të UÇK-së, e cila ishte aktive në rajonin e Tetovës. Ai u plagos rëndë nga forcat ushtarake maqedonase në një përleshje në periferi të Tetovës, në lagjen Drenovec, gjatë betejës për Tetovën ku mori plagë vdekjeprurëse. Ai u transferua menjëherë në spitalin e Prishtinës, ku edhe ndërroi jetë më 2 gusht të vitit 2001. Edhe pse në kushte lufte, bashkëluftëtarët e kishin transferuar me shpejtësi në Spitalin e Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën, por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja. Rrahim Beqiri është varrosur pranë trupave të dëshmorëve të tjerë të lirisë, në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Dardanës, (ish–Kamenicës) në Kosovë.

Ahmeti: Me nderim përulemi para veprës së Komandant Rokit

” “

Sot shënojmë 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki. Zemra e tij pushoi së rrahuri më 2 gusht 2001, por sakrifica dhe amaneti i tij për liri, barazi e dinjitet mbeten të gjalla dhe janë obligim për çdo brez.

Me nderim përulemi para veprës së Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët me flijimin e tyre hodhën themelet e të arriturave tona.

Lavdi e përjetshme Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Lexuar: 76

Lajme te ngjashme

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalët

Lirim Kaba, sherifi shqiptar në SHBA që nuk e harroi kurrë Strugën

Mucunski: Bisedimet po zhvillohen “nën radar” për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë

Regjistrohet tërmet në Shkup

Lajmet e fundit

U bë pjesë e një incidenti në Dhërmi, reagon menjëherë Luiz Ejlli

3 Gusht, 2026

28 vjet pasi e rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan

3 Gusht, 2026

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

3 Gusht, 2026

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.