Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026

Gruaja nga Kumanova lajmërohet në polici:Një mashtrues më mori 9.000 euro me premtim të rrejshëm

25 Korrik, 2026

Një rrugë në Çair mori emrin Avni Mula, babait të sopranos botërore, Inva Mula

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Komunës së Kumanovës dhe Inspektoratit Komunal për lirimin e hapsirave publike, veturat e braktisura vazhdojnë ‘flenë’ gjithandej në Kumanovë, shkruan Portalb.mk. 

Veturat e braktisura përveç parkingut, po zënë edhe trotuaret dhe vështirësojnë kalimin e këmbësorëve. Në qytet ndodhen rreth 70 vetura jashtë funksionit që zënë vende parkimi, trotuare dhe hapsira publike.

Edhe pse Komuna e Kumanovës muaj më parë apeloi te qytetarët që të heqin veturat e braktisura në hapsirat publike të qytetit, pasi përndryshe do të gjobiteshin dhe komuna vetë do t’i largonte, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. As pronarët dhe as komuna nuk i larguan këto vetura.

Qytetarët ankohen se veturat e braktisura po zënë vend parkime në qytet dhe kështu po rëndojnë komunikacionin. Sipas tyre, kjo vërehet edhe më shumë gjatë sezonit të verës kur fillojnë të vijnë mërgimtarët dhe numri i veturave që qarkullojnë në qytet rritet.

“Autoritet lokale duhet ta marrin më seriozisht problemin e parkingut dhe të krijojnë kushte më të mira për parkim sidomos gjatë verës kur vijnë diaspora”, tha një banor.

Jeton Ismaili nga Kumanova për Portalb.mk, tha se mund të qarkullosh 15 minuta rrugëve përreth e të mos gjesh vend parkimi, sepse një pjesë e konsiderueshme e vendeve të zaptuara janë nga këto ‘kufoma’ makinash.

“Më e keqja ndodh gjatë verës. Tani që kanë ardhur mërgimtarët, numri i makinave në qytet është dyfishuar. Por ajo që më zemëron më shumë nuk është vetëm kaosi, por fakti se institucionet nuk bëjnë asgjë”, u shpreh ai.

Një qytetar tjetër, Bunjamin Osmani thotë se banorët kërkojnë vetëm masa reale nga autoritet lokale. Sipas tij, nuk mjaftojnë vetëm apelet.

“Edhe pse më parë janë marrë disa aksione, nuk e kanë zgjidhur problemin në tërësi. Ne duam aksione konkrete: të shënohen makinat, të vendosen afate, të gjobiten pronarët dhe më pas të hiqen. Nëse Komuna nuk vepron, atëherë kush do ta ndalojë këtë kaos? Ndërsa ne presim, Kumanova po kthehet në një parking të madh të veturave të braktisura”, thotë ai.

Nga Komuna e Kumanovës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske se pse nuk i kanë larguar këto vetura të braktisura. 

Kujtojmë se më 23 tetor 2025 Komuna e Kumanovës ofroi largimin falas të automjeteve të dëmtuara. Fillimisht, periudha promocionale nga 25 tetori deri më 28 nëntor 2024 synonte të ofronte shërbimin pa pagesë, por sipas ‘Kumanovo-Parking’, interesimi ishte i ulët. 

Në ndërkohë, “deponia” me veturat e vjetra që ndodhen në hapsirat prapa objektit të Gjykatës Themelore pranë Stacionit Policor në Kumanovë ende nuk është pastruar, pavarësisht se Inspektorati Komunal para një viti u zotua se do ta pastronte. 

Lexuar: 66

Lajme te ngjashme

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.