Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i Buxhetit do të rrisë investimet kapitale dhe do të nxisë rritjen ekonomike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve në financat publike, por paraqet një koncept zhvillimor që parashikon investime shtesë në projekte kapitale, mbështetje për qytetarët dhe nxitje të rritjes ekonomike, pavarësisht pasigurive në tregjet globale, tensioneve gjeopolitike dhe presioneve inflacioniste. Kështu u shpreh ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, përmes këtij ribalanci, Qeveria garanton stabilitetin e financave publike dhe përmbushjen me kohë të të gjitha obligimeve ligjore, ndërsa njëkohësisht rrit fondet për investime kapitale, bujqësinë, kategoritë sociale, arsimin, sportin dhe infrastrukturën lokale.

“Ribalanci i Buxhetit do të sigurojë pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, ndihmave sociale dhe të gjitha detyrimeve të tjera të shtetit ndaj qytetarëve. Në kushtet e të ardhurave të qëndrueshme buxhetore, fokusi ynë tani është te investimet kapitale”, theksoi Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për Plusinfo përcjell INA.

Ajo shtoi se investimet në rrugë, hekurudha, energjetikë, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë komunale do të krijojnë aktivitet më të madh ekonomik, vende të reja pune dhe standard më të mirë jetese.

Ministrja sqaroi se ndryshimet në Buxhet janë bërë për t’iu përshtatur rrethanave të reja ekonomike dhe detyrimeve të reja ligjore, e jo për shkak të mungesës së mjeteve financiare apo problemeve me likuiditetin e shtetit.

Sipas saj, nevoja për ribalanc erdhi si rezultat i ndryshimeve ekonomike gjatë vitit, të ndikuara nga situata gjeopolitike, rritja e çmimeve të energjisë dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, janë krijuar detyrime të reja ligjore nga marrëveshjet kolektive, si dhe nevoja për mbështetje të bujqësisë, programeve sociale dhe komunave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ky nuk është një ribalanc krizash, por një ribalanc zhvillimor, pasi fondet janë orientuar drejt projekteve që krijojnë vlerën më të madhe për ekonominë.

Ajo vlerësoi gjithashtu se miratimi i amendamenteve që mbështesin gratë fermere, linjën kombëtare SOS dhe hapjen e dy qendrave të strehimit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, dëshmon se Qeveria është e hapur për propozime që janë në interes të qytetarëve.

Në fund, ministrja theksoi se treguesit pozitivë ekonomikë – si rritja e Bruto Prodhimit Vendor me 3,1 për qind në tremujorin e parë, rritja e investimeve të huaja direkte, si dhe zhvillimi i sektorëve të ndërtimtarisë, shërbimeve dhe eksportit – tregojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut është e qëndrueshme dhe se politikat qeveritare po japin rezultate. Sipas saj, ribalanci krijon bazë për vazhdimin e ciklit investues, ruajtjen e disiplinës fiskale dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Lexuar: 164

Lajme te ngjashme

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Lajmet e fundit

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.