Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjerimi i BE-së, tetë shtete anëtare e nënshkruan non-paper-in e ri

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që zgjerimi të vazhdojë, por për dallim nga non-paper-i i Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, ato janë për një dallim më të vogël mes anëtarëve të vjetër dhe të rinj, para së gjithash në prezantimin e rregullave të reja të pranimit dhe mekanizmave të kontrollit për anëtarët e rinj, transmeton Portalb.mk.

Me non-paper-in të cilin e nënshkruan Austria, Italia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Greqia, kërkohet që masat mbrojtëse, rregullimet tranzicionale dhe mekanizmat për monitorim pas pranimit të anëtarëve të rinj të përdoren në mënyrë proporcionale, brenda një afati të caktuar kohor dhe të jenë lidhura me nevojat e identifikuara në mënyrë objektive.

Një nga kërkesat është edhe shmangia e pengesave të reja të panevojshme për vendet kandidate, gjegjësisht pika e synuar të mbetet e dukshme dhe stabile.

“Shtimi i vazhdueshëm i kërkesave të reja, parakushteve politike ose pengesave institucionale gjatë garës do t’i demotivonte kandidatët, do ta minonte kredibilitetin e perspektivës evropiane dhe do ta dobësonte ndikimin e vetë Unionit në fqinjësinë e tij”, thuhet në dokument.

Më tej kërkohet edhe që metodologjia e pranimit të jetë e njëjtë për të gjitha vendet, e jo të përshtatet për secilin vend, gjë që do ta kompromentonte parashikueshmërinë, e me këtë edhe kredibilitetin e procesit. Me këtë dokument kërkohet edhe barazi pas pranimit.

Sipas nënshkrueseve të non-paper-it, kjo do të thotë gjetje e zgjidhjeve horizontale, e jo kufizime specifike për kandidatët.

Non-paper-i i përfshin edhe Traktatet e anëtarësimit, me ç’rast theksohet se për shtetet – anëtare të reja ato mund të ndërtohen në bazë të masave mbrojtëse sektoriale ekzistuese dhe masave kalimtare, por të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë, me indikatorë të qartë për aktivizim.

Në pjesën për klauzolat mbrojtëse për anëtarët e rinj përmenden edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe pas anëtarësimit.

Nënshkrueset e non-paper-it, në mesin e të cilave është edhe Greqia, thonë se kjo nuk do të krijojë detyrime të reja, por do t’i përforcojë detyrimet që janë pjesë integrale e kushteve mbi të cilat bazohet anëtarësimi.

Dje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se Bashkimi Evropian ka mekanizma për të parandaluar bllokadat që bazohen në çështje identitare.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut angazhohet për zgjidhje që do të parandalojë bilateralizimin e procesit të integrimit evropian. Sipas saj, nuk ka siguri se nuk do të ketë veto të re nga ndonjë shtet anëtar, por BE-ja mund të vendosë rregulla që procesi i integrimit të mos pengohet për çështje që nuk lidhen me kriteret e anëtarësimit.

“BE-ja ka mekanizma, përfshirë interpretime zyrtare, me të cilat mund të thuhet se integrimi evropian nuk mund të bllokohet, jo vetëm për ne, por për asnjë vend kandidat, nëse arsyet lidhen me çështje identitare dhe nuk kanë të bëjnë me kriteret për përparim dhe vlerësim në kuadër të BE-së”, tha Siljanovska–Davkova.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Lexuar: 176

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.