Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dogana jep detaje rreth kapjes së shtetasit të Kosovës, që iku nga pika kufitare “Bllacë”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtoria e Doganave ka dhënë informacione shtesë në lidhje me shtetasin e Kosovës, i cili u arrestua në pikën kufitare “Bllacë”, pasi gjatë kontrollit doganor tentoi të kalonte me forcë kufirin me një automjet ku transportonte drogë. Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë arratisjes ai hodhi një qese me 1 kilogram marihuanë, e cila më pas u gjet nga autoritetet. I dyshuari u kap pas një ndjekjeje nga policia kufitare dhe doganierët, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal për trafikim të narkotikëve dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

“Më 15 korrik, në orët e mbrëmjes, zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bllacë ndaluan R.E. për kontroll. Kontrolli u krye nga dy doganierë, të cilët i kërkuan të hapte bagazhin e automjetit. Në momentin kur i dyshuari vuri re se njëri prej doganierëve kishte dalluar një qese poshtë ulëses së bashkudhëtarit dhe po tentonte ta kontrollonte, ai hyri me forcë në automjet dhe kaloi në mënyrë të paligjshme vijën kufitare, duke tërhequr me vete doganierin që përpiqej ta ndalonte. Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila së bashku me doganierin, pas një ndjekjeje që zgjati rreth dhjetë minuta, i preu rrugën dhe e arrestoi të dyshuarin. Më pas ai iu dorëzua Njësisë së Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime të Drejtorisë Doganore, e cila pas veprimeve hetimore dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit. Gjatë arratisjes, i dyshuari hodhi qesen me drogë, e cila u gjet pranë vendit të arrestimit. Me urdhër të prokurorit publik, lënda u ekspertizua dhe u konstatua se bëhej fjalë për 1 kilogram marihuanë. Tek i dyshuari u gjet gjithashtu edhe një armë e ftohtë. Zyrtari doganor, i cili u tërhoq me forcë gjatë përpjekjes për ta ndaluar të dyshuarin, pësoi lëndime të lehta trupore. Dy doganierët që morën pjesë në ndërhyrjen në pikën kufitare Bllacë u vlerësuan si shembull i guximit të përditshëm që punonjësit e doganës tregojnë në mbrojtje të shtetit”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Lexuar: 263

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.