Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Deputetja e guximshme britanike godet ashpër ministren serbe: Deklaratë e turpshme!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Korrik, 2026Updated:16 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një nga deputetet më të zëshme britanike për çështjet që lidhen me Kosovën, Alicia Kearns, e ka quajtur të turpshme deklaratën e ministres të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila, publikisht tha se po të ishte në vend të Millosheviqit do të bënte spastrim etnik në Kosovë. Kearns, e ka quajtur këtë deklaratë njollë mbi Qeverinë e Serbisë.“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë. Njerëzit që sot janë në të tridhjetat e tyre i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”- ka shkruajtur ajo në rrjetin social “X”. Deputetja tha se nuk duhet të ekzistojë asnjë përpjekje për të justifikuar krimin që ndodhi në Kosovë.“Asnjë përpjekje për t’i justifikuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjnë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”- ka përfunduar ajo.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka shpallur person të padëshirueshëm (non grata) ministren Paunoviq, duke i ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen dhe kalimin tranzit nëpër territorin e Republikës së Kosovës.Në arsyetimin e Ministrisë thuhet se Paunoviq përmes deklaratave të saj publike në mënyrë të vazhdueshme ka shfaqur qëndrime që synojnë të cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Paunoviq ka rikonfirmuar se Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë nga projekti i spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.Sipas Sveçlës, një politikë e tillë ishte tentuar edhe nga ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, të cilin ai e cilësoi si “kasapi i Ballkanit”.

“Urrejtja e tillë e vazhdueshme, e shprehur me tone kërcënuese ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës sonë nga ministrja në fjalë, është e papranueshme dhe duhet të dënohet ashpër nga shtetet dhe shoqëritë demokratike që mbrojnë paqen, të drejtat e njeriut dhe nuk tolerojnë retorikë e sjellje që nxit urrejtje, destabilizim dhe përsëritje të politikave kriminale të së kaluarës” – ka shkruar Sveçla.Ai shtoi se çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale.Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, nuk ka parapëlqyer të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjuhën e ministres serbe.

Megjithatë, në mënyrë të përgjithësuar ajo ka deklaruar se në Europë nuk ka vend për një retorikë që arsyeton apo bën thirrje për spastrim etnik.Hipper tha se deklarata të tilla ndeshen me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, nuk ka parapëlqyer të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjuhën e ministres serbe.Megjithatë, në mënyrë të përgjithësuar ajo ka deklaruar se në Europë nuk ka vend për një retorikë që arsyeton apo bën thirrje për spastrim etnik.Hipper tha se deklarata të tilla ndeshen me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

” ”
Megjithatë, ajo nuk paralajmëroi ndonjë masë ndëshkuese ndaj Serbisë, por vetëm përsëriti se nuk ka vend për një retorikë të tillë.Edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se është e tronditur nga deklarata e ministres Paunoviq. Ajo shfaqi shpresën se bëhet fjalë për një qëndrim individual, e jo për qëndrimin e gjithë Qeverisë së Serbisë.“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon apo madhëron spastrimin etnik. Personalisht, jam vërtet e tmerruar që në këtë kohë duhet të flasim ende për gjëra të tilla”- tha Kos në një konferencë për media.

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe njëherësh ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, shkroi në X se “një retorikë e tillë glorifikon krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është plotësisht në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane”.“Heshtja nuk është opsion. As përgjigjet e dobëta”- shtoi ai.

Lexuar: 104

Lajme te ngjashme

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.