Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

19 Gusht, 2026

Ekonomia e emigrimit: A mund të rritet Maqedonia e Veriut ndërkohë që fuqia e saj punëtore po zvogëlohet?

19 Gusht, 2026

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

19 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Deklaratat për Kosovën, Gërvalla ndërmerr veprime ligjore ndaj ministres serbe

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj publike që, sipas Gërvallës, nxisin urrejtje dhe relativizojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë përcjell INA.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj:
Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviq

Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes.

Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Neisprićano” (shqip: E pathënë), në kuadër të medias serbe “Kurir” e transmetuar edhe në kanalin Youtube, e dyshuara, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, ndër të tjera ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Tutje ministrja serbe, trashëgimtare e denjë e Millosheviçit, vazhdon narrativen e papranueshme, e cila është e dënueshme nga secili rregull vendor dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë. Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor.

Në një Republikë demokratike si Kosova, përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes është sundimi i ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimin moral për të mbrojtur rendin kushtetues, dinjitetin e çdo qytetari të saj dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë: lirinë, demokracinë, paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Lexuar: 92

Lajme te ngjashme

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

“Dëmtimi i figurave politike para zgjedhjeve” – Prokurori Kodraliu zbulon misionin e spiunëve të BIA-s në Kosovë

Paraja e shtetit Bektashi do të quhet “bek” e jo “lek”?

Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë

Lajmet e fundit

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

20 Gusht, 2026

Irani po humbet kontrollin e Hormuzit

20 Gusht, 2026

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

20 Gusht, 2026

A e ka në plan një shtatzëni të dytë? Nora habit me përgjigjen

20 Gusht, 2026

Vuçiqi i drejtohet sonte me letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit

20 Gusht, 2026

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

20 Gusht, 2026

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

19 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.