Ai përfundoi në Demir Hisar pas publikimit të videos, tani do të mbahet penalisht përgjegjës
Babai agresiv, I dhunshëm, historia e të cilit u zbulua nga vajza e tij, në Instagram, tani akuzohet për rrezikim të sigurisë. Pas incidentit të fundit, ai u transferua në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar.
Babai, për të cilin vajza e tij Melanija Cvetkovska, pretendoi publikisht se e kishte mbajtur familjen në frikë për vite me radhë, tani ka marrë një padi penale, për “rrezikim të sigurisë”.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se babai 56-vjeçar nga Kumanova, kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të dashurve të tij, për një periudhë të gjatë kohore.
Më 11 korrik, ai e torturoi psiqikisht gruan e tij dhe u përpoq ta sulmonte fizikisht. Pas incidentit, ai u transferua në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar.
Në deklaratën e policisë thuhet se dhuna zgjati për një periudhë të gjatë kohore dhe ishte drejtuar ndaj disa anëtarëve të familjes.
Rasti shkaktoi reagime të forta pasi vajza e tij, fizioterapistja Melanija Cvetkovska, postoi një video në rrjetet sociale dhe kërkoi ndihmë nga institucionet, duke thënë se në Demir Hisar nuk donin ta pranonin babanë, as me lidhje.
“Nuk po kërkoj nga askush të mëshirojë, por ndihmë nga institucionet”, tha Cvetkovska në videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas dëshmisë së saj, në shtëpi jetojnë 3 gra dhe vëllai i saj me paralizë cerebrale. Ajo pretendoi se familja ishte ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe dhunës për vite me radhë.
Sipas dëshmisë së familjes, përpjekjet për ta shtruar atë në spital për vite me radhë, përfunduan pa sukses. Ata pretendojnë se nuk mund të largohen nga shtëpia për shkak të vëllait të Melanija Cvetkovskës, i cili përdor karrocë me rrota, ndërsa babai refuzoi të divorcohej dhe të largohej nga shtëpia.
Një vend në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar u sigurua vetëm pas publikimit të videos në Instagram dhe artikujve në media. (plusinfo.mk)


