Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Maqedoni, një grua në moshë të re arrestohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortit

8 Korrik, 2026

Partitë vazhdojnë përplasjet për Kodin Zgjedhor: LSDM akuzon për “vjedhje zgjedhore”, VMRO fton opozitën të merren vesh mes vete

8 Korrik, 2026

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi bashkë me kryeministrin Kurti në jubileun e KOSTT-it në Prishtinë: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i tranzicionit energjetik

8 Korrik, 2026

LSDM: Mickoski kërkon grabitje zgjedhore, e jo reforma për Kodin Zgjedhor

8 Korrik, 2026

Ndalohet 26 vjeçari nga Peja për qëndrim të padeklaruar në Tetovë

8 Korrik, 2026

Për 6 muaj janë regjistruar mbi një mijë zjarre

8 Korrik, 2026

Përfundon rindërtimi i Unazës hekurudhore të Shkupit

8 Korrik, 2026

“Google Street View” kthehet në Maqedoni me përditësim të gjerë të imazheve në të gjithë vendin

8 Korrik, 2026

Zv/drejtori i Doganave, Mustafë Dauti vizitoi vendkalimin kufitar në Novosellë: Shpreha vlerësim për profesionalizmin

8 Korrik, 2026

Rutte i tregon me gisht Trumpit atletet e Ramës, Trump nuk i shikon!

8 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 8 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Suad AvdiuBy Suad Avdiu8 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme për të forcuar partneritetet.

Përmes një postimi publik, Haradinaj tha se Kurti po “sorollatet brigjeve të Greqisë”, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike, të cilat, sipas tij, nuk kanë sjellë rezultate konkrete për vendin.

“Në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Ai akuzoi Qeverinë se, në vend që t’i krijojë Kosovës mundësi dhe dyer të hapura në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, vazhdon të prodhojë përçarje dhe sulme, duke përmendur raportet me Kosovën, Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Derisa kryeministri në detyrë sorollatet brigjeve të Greqisë, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike pa asnjë rezultat konkret për vendin, në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO.

Në vend që Kosovës t’i krijoheshin mundësi dhe dyer të hapura në një samit kaq të rëndësishëm, kjo qeveri, përmes përfaqësuesve të saj, vazhdon të prodhojë përçarje e sulme, herë kundër Kosovës, herë kundër Shqipërisë, herë kundër Amerikës.

Nuk do ta lejojmë që ky vend të kthehet prapa. Nuk do ta lejojmë që të dëmtohet aleanca jonë me Amerikën. Nuk do të lejojmë që ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë.

Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike, krah Amerikës, e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë.

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

Rutte i tregon me gisht Trumpit atletet e Ramës, Trump nuk i shikon!

Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione

Kujdes mërgimtarë, super radarë janë aktivë në Serbi, këto janë gjobat?

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti

Policia e Kosovës aksion të suksesshëm në Veri, gjen arsenal municioni dhe pajisje ushtarake në në Zubin-Potok

Lajmet e fundit

Maqedoni, një grua në moshë të re arrestohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortit

8 Korrik, 2026

Partitë vazhdojnë përplasjet për Kodin Zgjedhor: LSDM akuzon për “vjedhje zgjedhore”, VMRO fton opozitën të merren vesh mes vete

8 Korrik, 2026

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi bashkë me kryeministrin Kurti në jubileun e KOSTT-it në Prishtinë: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i tranzicionit energjetik

8 Korrik, 2026

LSDM: Mickoski kërkon grabitje zgjedhore, e jo reforma për Kodin Zgjedhor

8 Korrik, 2026

Ndalohet 26 vjeçari nga Peja për qëndrim të padeklaruar në Tetovë

8 Korrik, 2026

Për 6 muaj janë regjistruar mbi një mijë zjarre

8 Korrik, 2026

Përfundon rindërtimi i Unazës hekurudhore të Shkupit

8 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.