Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

6 Korrik, 2026

“One Stop Shop” Maqedoni-Shqipëri/ Zv.ministri Iseni tregon se kur mund të nis (VIDEO)

6 Korrik, 2026

Kasami: Autostrada Shkup–Bllacë del nga sirtari i premtimeve, nis realizimi i projektit

6 Korrik, 2026

Policia e Kumanovës kapi me dr’ogë një grua nga Serbia

6 Korrik, 2026

Rritje e të ardhurave dhe investime të shtuara, të ardhurat nga buxheti janë realizuar 170 miliardë denarë

6 Korrik, 2026

Bekim Sali : Ditë historike për shqiptarët, një ëndërr e kahmotshme po bëhet realitet!

6 Korrik, 2026

MPB: “Safe City” ka ulur 40% numrin e viktimave në aksidentet rrugore

6 Korrik, 2026

Një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti

6 Korrik, 2026

Kodi Zgjedhor s’do jetë pjesë e reformave, deri në qershor

6 Korrik, 2026

Agim Islami: “18 vite padrejtësi, edhe sa duhet të pres?”

6 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 6 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Kroacia i thotë “stop” Serbisë për në BE për shkak të Banjskës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Korrik, 2026Updated:5 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kroacia, e mbështetur nga të paktën katër shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, ka bllokuar sërish përparimin e Serbisë në procesin e integrimit europian, duke kushtëzuar hapjen e kapitujve të rinj me dorëzimin e përgjegjësve për sulmin në Banjskë dhe duke dështuar kështu synimet e Beogradit për të ecur përpara këtë korrik.

Sipas burimeve diplomatike, qëndrimit të prerë të Zagrebit zyrtar i janë bashkuar Holanda, Suedia dhe tri vendet e Baltikut, duke dalë kundër hapjes së Klasterit 3 (konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse).

Kroacia ka bërë të qartë se nuk do të japë dritën e gjelbër pa u vendosur para drejtësisë nga autoritetet serbe organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit të armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Ky kusht i fortë i palës kroate përkon plotësisht edhe me qëndrimin zyrtar të Komisionit Evropian. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pati deklaruar në nëntor të vitit 2025 se zbardhja e plotë e rastit të Banjskës mbetet një detyrim ligjor dhe politik i pashmangshëm për Serbinë.

Përveç kërkesave të Kroacisë, shtetet e tjera refuzuese si Holanda kanë shprehur shqetësime të thella për ngecjen e sundimit të ligjit në Serbi. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, bazuar në paketën e zgjerimit të vitit 2025, hapja e klasterit të ri në këtë fazë do të ishte në kundërshtim me parimin e meritës dhe performancës së kërkuar.

Një tjetër pengesë madhore për vendet anëtare mbetet refuzimi i vazhdueshëm i Beogradit për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me bllokun, specifikisht përmes vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pas invazionit në Ukrainë.

Serbia mban statusin e vendit kandidat për në BE që nga marsi i vitit 2012. Megjithatë, për shkak të ndjekjes së një politike të jashtme të dyanshme, mungesës së reformave dhe dështimit për të përmirësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Republikën e Kosovës, shteti serb nuk ka arritur të hapë asnjë kapitull apo klaster të ri negociues që nga viti 2021.

https://www.youtube.com/channel/UC_SXHVF21a9FqvEbtsyNcPg

Lexuar: 162

Lajme te ngjashme

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Një i ri nga Kosova vritet në Suedi, ishte kalimtar rasti

Policia e Kosovës aksion të suksesshëm në Veri, gjen arsenal municioni dhe pajisje ushtarake në në Zubin-Potok

Profesori nga Prishtina e bën gruan për spital pasi nuk i gatoi pite me spinaq

Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Nuk shesim tokë publike, projekti do të jetë në harmoni me standardet e BE-së

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

Lajmet e fundit

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

6 Korrik, 2026

“One Stop Shop” Maqedoni-Shqipëri/ Zv.ministri Iseni tregon se kur mund të nis (VIDEO)

6 Korrik, 2026

Kasami: Autostrada Shkup–Bllacë del nga sirtari i premtimeve, nis realizimi i projektit

6 Korrik, 2026

Policia e Kumanovës kapi me dr’ogë një grua nga Serbia

6 Korrik, 2026

Rritje e të ardhurave dhe investime të shtuara, të ardhurat nga buxheti janë realizuar 170 miliardë denarë

6 Korrik, 2026

Bekim Sali : Ditë historike për shqiptarët, një ëndërr e kahmotshme po bëhet realitet!

6 Korrik, 2026

MPB: “Safe City” ka ulur 40% numrin e viktimave në aksidentet rrugore

6 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.