Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026

Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!

4 Korrik, 2026

Tragjedi e rëndë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut: Mbyten gjyshi, gjyshja dhe dy nipërit 8 e 11 vjeç

4 Korrik, 2026

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të inkurajuar nga rezultatet e anketave, BDI përmes një komunikate është shprehur e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ja komunikata e plotë:

Sondazhi i publikuar sot nga portali Mkd.mk, i realizuar nga Market Vision në periudhën 10-27 qershor 2026 me 1200 të anketuar, konfirmon atë që qytetarët shqiptarë e ndiejnë prej dy vitesh: kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin politik, moral dhe demokratik për të vazhduar.

Të dhënat flasin qartë dhe nuk lënë hapësirë për manipulim. Pas dy vitesh opozitë, pas një fushate të vazhdueshme sulmesh, shpifjesh dhe inxhinierish politike kundër saj, BDI mbetet forca e parë politike shqiptare në vend, me 12,1% te votuesit e vendosur, përpara çdo konstrukti të krijuar, të mbështetur dhe të mbajtur artificialisht nga pushteti.

” “

Kryetari Ali Ahmeti gëzon besimin më të lartë ndër të gjithë liderët shqiptarë dhe renditet i dyti në rang shtetëror. Kush foli për “fund politik”, sot e ka përgjigjen në numra, në terren dhe në vullnetin e qytetarëve. BDI nuk u rrëzua. Ata që prisnin “fundin” e BDI-së, sot shohin rikthimin e saj si forcë më e qartë, më e vendosur dhe më vendimtare për vendin.
Ndërkohë, 80,3% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian edhe pa të drejtë vetoje. Ky është vullneti dhe mandati më i qartë që opinioni publik i ka dhënë politikës në këtë vend: rrugë evropiane, jo izolim; integrim, jo konflikt; reforma, jo nacionalizëm.

Por kjo qeveri e shpërfill çdo ditë këtë vullnet. Në vend të Evropës, ofron retorikë nacionaliste. Në vend të reformave, prodhon tensione. Në vend të stabilitetit rajonal, thellon konfliktet me fqinjët dhe afron vendin në mënyrë të njëanshme drejt Beogradit. Kjo nuk është rrugë evropiane. Kjo është kthim prapa.

Bilanci i kësaj qeverie është dështim në çdo drejtim. Pas dy vitesh qeverisje, pagat, pensionet, papunësia dhe çmimet mbeten shqetësimet kryesore të qytetarëve. 53,5% e qytetarëve janë të pakënaqur me Prokurorinë Publike, ndërsa vetëm 12,8% shohin përmirësim te prokurori i ri publik. Drejtësia nuk u reformua. Ekonomia nuk u përmirësua. Integrimi evropian nuk lëvizi. Institucionet nuk u çliruan. Qytetarët nuk panë as ndryshim, as përgjegjësi, as rezultat.

Asnjë klaster negociues i çelur me Bashkimin Evropian. Asnjë amendament kushtetues i miratuar. Asnjë reformë thelbësore e kryer. Asnjë standard më i lartë demokratik. Premtuan “ndryshim” dhe sollën ngërç. Premtuan “drejtësi” dhe sollën heshtje. Premtuan “dinjitet” dhe prodhuan nënshtrim. Premtuan qeveri për qytetarët, por krijuan pushtet për interesa partiake dhe kalkulime politike.
BDI e respekton vullnetin e qytetarëve, por BDI nuk i frikësohet atij. Përkundrazi, BDI e kërkon atë.
Prandaj deklarojmë sot, qartë dhe pa asnjë rezervë: Bashkimi Demokratik për Integrim është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Le të vendosin qytetarët, jo inxhinieritë qeveritare. Le të flasë vota, jo propaganda. Le të përballen programet, jo aparatet. Le të matet legjitimiteti në zgjedhje, jo në marrëveshje të mbyllura politike.
Nëse kjo qeveri beson se ka mbështetje, le të dalë para qytetarëve. Nëse mendon se ka mandat, le ta kërkojë atë në zgjedhje. Por nëse vazhdon të fshihet pas aritmetikave parlamentare dhe konstrukteve të përkohshme, atëherë vetëm konfirmon atë që qytetarët tashmë e dinë: kjo qeveri ka frikë nga vota.
Platforma jonë është e njohur dhe e pandryshuar: anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian, mbrojtja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit, barazia e garantuar dhe jo e kushtëzuar, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, stabiliteti rajonal dhe orientimi i qartë euroatlantik.

Sondazhi tregon se kjo platformë përputhet me vullnetin e 80,3% të qytetarëve. Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë kurs. Kursi ynë është kursi i qytetarëve. Kursi ynë është Evropa. Kursi ynë është barazia. Kursi ynë është stabiliteti, drejtësia dhe dinjiteti.

Rezerva më e madhe e këtij sondazhi janë qytetarët e heshtur: 42,2% që nuk besojnë asnjë lider dhe 28,1% që sot thonë se nuk do të votojnë. Pikërisht atyre u drejtohemi sot: heshtja juaj është hapësira e atyre që ju zhgënjyen. Mospjesëmarrja juaj është fuqia e atyre që duan ta mbajnë vendin peng. Zëri juaj është i nevojshëm për ta kthyer shtetin në rrugën e duhur.
Në zgjedhjet e ardhshme, vota juaj do të vendosë nëse ky vend do të kthehet në rrugën evropiane apo do të mbetet peng i polarizimit, izolimit dhe nacionalizmit. Do të vendosë nëse qytetarët do të kenë institucione që punojnë për ta apo pushtet që punon për veten. Do të vendosë nëse Maqedonia e Veriut do të ecë përpara apo do të vazhdojë të kthehet prapa.

BDI hyn në këtë betejë e bashkuar, me lider të dëshmuar, me platformë të provuar, me legjitimitet të matur dhe me bindjen se e ardhmja evropiane e vendit nuk pret më.

Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Koha e manipulimeve ka mbaruar. Koha e qeverisjes pa legjitimitet ka mbaruar. Zgjidhja është e qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Qytetarët duhet të vendosin.

Lexuar: 101

Lajme te ngjashme

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

Lajmet e fundit

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoni

4 Korrik, 2026

BDI: Jemi gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare

4 Korrik, 2026

Dëshmi prekëse, flet vajza nga Shkupi: Ma thyen hundën dy herë!

4 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

4 Korrik, 2026

Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

4 Korrik, 2026

Ahmeti: Kemi fituar edhe në luftë edhe në politikë

4 Korrik, 2026

Daut Beqiri: Aksion ndërgjegjësues në Haraçinë për parandalimin e zjarreve

4 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.