Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

Parregullësi në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare

2 Korrik, 2026

Ushtarët e FSK-së mirëpriten në Kroaci

2 Korrik, 2026

Nora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në MRT

2 Korrik, 2026

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi

2 Korrik, 2026

2 të miturat ushtronin dhunë brutale ndaj bashkëmoshatares, padi penale edhe ndaj prindërve

2 Korrik, 2026

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

2 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2 Korrik, 2026

Komuna e Çairit: Për çdo rast të shkaktuar nga stuhia, kontaktoni 112

1 Korrik, 2026

A do t’i futet garës për kryetare të LDK-së? Deklarohet Vjosa Osmani

1 Korrik, 2026

Kryetari Daut Beqiri në terren pas reshjeve, gjendja në Haraçinë nën kontroll

1 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 2 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Parregullësi në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kontroll i pamjaftueshëm i rezervave, dobësi në zbatimin e prokurimeve publike, probleme me arkëtimin e kërkesave financiare dhe numër i lartë i kontrolleve urgjente janë disa nga gjetjet e raportit përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) për punën financiare dhe përputhshmërinë e Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare për vitin 2024 përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas revizorëve, në Klinikë nuk është vendosur një sistem i rregullt dhe i përditësuar për evidentimin e konsumit të barnave dhe materialeve mjekësore, si në evidencën kontabël ashtu edhe në atë materiale. Gjithashtu, një pjesë e materialeve mjekësore janë furnizuar edhe para lidhjes së kontratave, me qëllim që të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve shëndetësore.

Raporti thekson se në kuadër të institucionit ende nuk është themeluar farmacia spitalore, e cila sipas legjislacionit duhet të jetë përgjegjëse për menaxhimin e barnave dhe materialeve mjekësore.

Revizioni ka konstatuar edhe parregullsi në një pjesë të procedurave të prokurimit publik, ku nuk është respektuar plotësisht legjislacioni në fuqi.

Po ashtu, një pjesë e kërkesave financiare të Klinikës janë më të vjetra se tre vjet, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e arkëtimit të tyre. Janë evidentuar edhe dallime ndërmjet participimit të llogaritur dhe shumës së arkëtuar për shërbimet shëndetësore të kryera.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të raportit lidhet me ngarkesën e madhe të Klinikës. Sipas revizorëve, 66 për qind e të gjitha kontrolleve të realizuara janë kryer me udhëzime urgjente ose pa termin të caktuar, çka devijon ndjeshëm nga mënyra e parashikuar e funksionimit të sistemit “Termini im”.

“Kjo strukturë e udhëzimeve tregon për një ngarkesë të shtuar të Klinikës, e cila mund të ndikojë në efikasitetin e planifikimit dhe organizimit të procesit të punës, shfrytëzimin optimal të kapaciteteve në dispozicion dhe qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore”, thuhet në raport.

Për eliminimin e dobësive të konstatuara, Enti Shtetëror për Revizion i ka dorëzuar tetë rekomandime Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, me qëllim përmirësimin e menaxhimit financiar dhe organizimit të institucionit.(INA)

Lexuar: 66

Lajme te ngjashme

Nora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në MRT

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi

2 të miturat ushtronin dhunë brutale ndaj bashkëmoshatares, padi penale edhe ndaj prindërve

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Komuna e Çairit: Për çdo rast të shkaktuar nga stuhia, kontaktoni 112

Lajmet e fundit

Parregullësi në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare

2 Korrik, 2026

Ushtarët e FSK-së mirëpriten në Kroaci

2 Korrik, 2026

Nora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në MRT

2 Korrik, 2026

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi

2 Korrik, 2026

2 të miturat ushtronin dhunë brutale ndaj bashkëmoshatares, padi penale edhe ndaj prindërve

2 Korrik, 2026

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, RMV e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

2 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.