Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Kestutis Budrys, gjatë vizitës së tij në Shkup deklaroi se Bashkimi Evropian ndodhet në një moment të rëndësishëm për zgjerimin dhe se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet. Megjithatë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, theksoi se për Shkupin integrimi evropian nuk duhet të realizohet me çdo kusht.

Pas takimit me homologun e tij lituanez, Mucunski përsëriti qëndrimin e Qeverisë se vendi mbetet i përkushtuar ndaj rrugës evropiane, por pret garanci se procesi i integrimit do të zhvillohet pa bllokada të reja dhe me një nivel më të lartë parashikueshmërie.

“Çfarë sigurimesh ose garancish mund të marrë shteti ynë se nuk do të përballemi me bllokada të vazhdueshme nga një shtet anëtar? Është e qartë se edhe në lidhje me konsensusin e vitit 2022 ekzistojnë interpretime të ndryshme që vijnë nga 26 shtetet anëtare, institucionet evropiane dhe një shtet anëtar”, deklaroi Mucunski.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka rezistencë ndaj procesit të integrimit dhe se institucionet shtetërore vazhdojnë të marrin pjesë në procesin evropian, por shtoi se vendi nuk do të pranojë të ndërmarrë hapa që mund të çojnë në bllokada të reja.

“Ne nuk do të lejojmë të realizohet rreziku që, pasi të ndërmarrim këto hapa, sërish të gjendemi në situata ku një shtet anëtar nuk sillet në mënyrë korrekte”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri lituanez Budrys vlerësoi se aktualisht ekziston një moment i favorshëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe se vendet kandidate duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Ky është një moment që duhet shfrytëzuar. Të gjithë e kuptojmë se zgjerimi i BE-së sot udhëhiqet nga nevoja gjeopolitike. Faktori kryesor është lufta në Ukrainë. Tani ekziston një kuptim i qartë gjeopolitik se zgjerimi është i domosdoshëm dhe procesi duhet të vazhdojë”, deklaroi Budrys.

Ai shtoi se vendet kandidate duhet të përmbushin obligimet e marra, ndërkohë që sfidat politike dhe çështjet bilaterale duhet të tejkalohen përmes dialogut.

Muçunski vlerësoi se dialogu me Bullgarinë duhet të vazhdojë me mbështetjen e vendeve anëtare dhe të institucioneve evropiane.

“Nuk jemi naivë dhe nuk besojmë se do të ketë një ndryshim të menjëhershëm të qëndrimit të Bullgarisë. Prandaj, periudha e ardhshme duhet të shfrytëzohet për të ulur tensionet në nivel diplomatik dhe për të vazhduar bisedimet mbi bazën e vlerave dhe parimeve”, theksoi ai.

Sa i përket notës diplomatike që lidhet me familjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, Muçunski deklaroi se pret që hetimi të zhvillohet nga institucionet kompetente, duke shtuar se, nga pikëpamja zyrtare, çështja konsiderohet e mbyllur.

Në konferencën e përbashkët për media, Mucunski dhe Budrys vlerësuan se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë janë shumë të mira dhe se ekziston hapësirë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ata theksuan se hapja e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Vilnius përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit dypalësh, ndërsa Lituania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit eurointegrues të vendit.(INA)

Lexuar: 49

Lajme te ngjashme

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.