Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

29 Qershor, 2026

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

29 Qershor, 2026

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

29 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, akuzoi VLEN-in se ka dështuar në realizimin e premtimit për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit. Sipas tij, pas dy vitesh qeverisje nuk është bërë asnjë hap thelbësor drejt Bashkimit Evropian, ndërsa janë humbur mundësi për shfrytëzimin e fondeve evropiane. Osmani tha se raporti i fundit i Parlamentit Evropian konstaton regres dhe kërkon zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektim të barazisë gjuhësore. Ai vlerësoi se zëri evropian i shqiptarëve në Qeveri është dobësuar dhe për këtë fajësoi VLEN-in.

“Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian. Në vend të përshpejtimit, kemi stagnim. Në vend të reformave, kemi improvizime. Në vend të agjendës evropiane, kemi politikë ditore. Presidenca e Irlandës e BE -së nuk e përmend fare vendin tonë në agjendën e saj. Ministrat e Vlen përgjegjës për BE, asnjë vizitë në kryeqytetet Evropiane. Veçanërisht shqetësues është fakti se edhe mundësia historike që ofroi Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian ka mbetur kryesisht i pashfrytëzuar. Në vend që shteti të ishte lider në rajon në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, sot kemi vonesa, realizim të pamjaftueshëm dhe mungesë të vullnetit të mirëfilltë reformues”, tha Bujar Osmani.

Osmanit iu kundërpërgjigj deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, duke thënë se Osmani nuk ka kredibilitet të flasë për integrimin evropian, duke kujtuar se për 11 vjet ishte pjesë e qeverisjes së BDI-së me VMRO-DPMNE-në, periudhë kur, sipas saj, procesi i integrimit në BE stagnuan.

“Nuk e di me çfarë fytyre del sot Bujari në konferencë për shty dhe flet për eurointegrime. Për 11 vite ishte pjese e qeverisjes Ali-Gruevski pikërisht në periudhën kur proceset intergruese dhe anëtarësimi në NATO ngecën dhe vendi mbeti në vendnumëro. Ndërkohë ndërmjetësi Nimic vinte shkonte në Shkup për çështjen e emrit ndërsa rezultatet mungonin. Vetëm pas qytetarët, përfshi edhe qytetarët vendosën të votojnë ndryshe, një parti maqedonase dhe të ndëshkojnë politikat e deriatëhershme filloi reflektimi. Prandaj para se të mbajnë ligjërata për eurointegrimet duhet të japin llogari për vitet kur ishin në pushtet”, tha Saranda Imeri-Stafai.

Ndryshe rruga integruese e vendit ka ngecur për shkak ndryshimeve kushtetuese të cilat nuk po bëhen. Nga VMRO DPMNE për ndryshimet kushtetuese thonë se ato nuk janë kërkesa e vetme e Bullgarisë dhe se, nëse ato realizohen, do të pasojnë edhe kërkesa të tjera.

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

Zv/drejtori i burgut të Kumanovës, Ylber Limani, takoi ambasadorin e Turqisë në Shkup

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend

29 Qershor, 2026

Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti

29 Qershor, 2026

Nuk kanë të ndalur sukseset e nxënëses Aksa Veseli nga SHF “Dituria”-Likovë

29 Qershor, 2026

Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht

29 Qershor, 2026

Sulm me armë zjarri në Gjermani, të paktën 5 viktima

29 Qershor, 2026

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

29 Qershor, 2026

BDI akuzoi VLEN-in për dështim në eurointegrime! Imeri-Stafai i kundërpërgjigjet Osmanit

29 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.