Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

28 Qershor, 2026

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

28 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me rastin e dyvjetorit të mandatit të VLEN-it në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër këtë subjekt politik për, siç e cilëson, dështim total në realizimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Në një konferencë për media, zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, tha se grupimi politik, të cilit ajo iu referua si “НИШТО”, u premtoi shqiptarëve ndryshim, por sipas saj, pas dy vitesh në pushtet nuk ka asnjë rezultat konkret për të treguar, përcjell gazeta KOHA.

“Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim – grupimi politik i shndërruar në НИШТО ua shiti shqiptarëve iluzionin, ndërsa sot nuk ka asnjë rezultat për të treguar. Kanë kaluar plot dy vjet nga formimi i Qeverisë VMRO-НИШТО-ZNAM. Dy vjet më parë, НИШТО kërkoi besimin e shqiptarëve duke premtuar ‘ndryshimin’. Sot, pas 24 muajsh në pushtet, mbetet vetëm një pyetje: Ku janë premtimet? Ku janë rezultatet? Ku është ndryshimi?”, deklaroi Bilalli Zendeli.

Sipas saj, pothuajse çdo zotim madhor i bërë para zgjedhjeve ka mbetur i parealizuar. Ajo tha se VLEN premtoi Kushtetutë të re që do ta njihte shtetin si të përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve, por sipas BDI-së nuk është hapur as debat për këtë çështje.

“Premtuan Kushtetutë të re që do ta njihte shtetin si të përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve. Nuk kanë hapur as debat. Premtuan që gjuha shqipe të bëhej gjuhë shtetërore e barabartë. Në vend që ta mbrojnë, dobësuan mekanizmat për mbrojtjen e saj dhe shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen në institucionet shtetërore. Premtuan përfaqësim të drejtë prej së paku 31.5 për qind. E në realitet shfuqizuan Balancuesin dhe angazhuan Karakamishevën ta shkruajë një ligj që nuk garanton asgjë. Përkundrazi, e rrënon përfaqësimin e shqiptarëve”, tha ajo.

Në vazhdim të konferencës, Bilalli Zendeli numëroi një sërë premtimesh që, sipas BDI-së, nuk janë realizuar gjatë dy viteve të qeverisjes.

“Premtuan Bankë Shqiptare. Nuk ekziston. Premtuan aksione deri në 10 mijë euro për çdo qytetar. Nuk ekziston. Premtuan votën e diasporës, Ministrinë e Diasporës dhe Këshillin Kombëtar të Diasporës. Nuk ekzistojnë. Premtuan Akademi Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Përfunduan me një zyrë me qira dhe me tallje të inteligjencës shqiptare. Premtuan gjashtë spitale rajonale. Nuk ekziston asnjë. Premtuan autostrada, hekurudha, Port të Thatë, zona ekonomike, zhvillim të malësive dhe qindra projekte infrastrukturore. Asnjë nuk ka hyrë në realizim. Madje, as që diskutohen”, u shpreh ajo.
Zëdhënësja e BDI-së tha se të njëjtin fat kanë pasur edhe premtimet për reforma zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

“Premtuan reforma zgjedhore, tetë njësi zgjedhore, luftë kundër korrupsionit me ekspertë perëndimorë, hapjen e dosjeve të komunizmit, dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, pensione mbi pagën minimale, kredi pa interes për çiftet e reja, 200 terrene sportive, qendra kulturore, harmonizim të arsimit me Shqipërinë dhe Kosovën. Asgjë – vetëm premtime”, deklaroi Bilalli Zendeli.

Ajo vlerësoi se shqiptarët janë mashtruar dhe se VLEN ka tradhtuar zotimet me të cilat kërkoi votën në vitin 2024.

“Sot është e qartë se НИШТО mashtruan dhe tradhtuan shqiptarët. Ata kërkuan votën me premtime historike, ndërsa sot nuk kanë as guximin t’i përmendin ato. Shqiptarëve iu premtua dinjitet – morën poshtërim. Iu premtua barazi – morën nënçmime e regres. Iu premtua zhvillim – morën stagnim. Iu premtua përfaqësim – morën zhbërje të mekanizmave mbrojtës. Ky nuk është vetëm bilanci dyvjeçar i dështimit të grupimit politik НИШТО. Ky është bilanci i dorëzimit të interesit shqiptar përballë partnerëve të tyre qeveritarë”, tha ajo.
Në fund, BDI parashtroi një sërë pyetjesh publike drejtuar VLEN-it, duke kërkuar llogari për premtimet e parealizuara.

“НИШТО nuk arriti të realizojë as premtimet që i shkroi vetë në programin e tij. Sot shqiptarët kanë të drejtë t’i pyesin: Ku është Kushtetuta e re? Ku është barazia e gjuhës shqipe? Ku është Banka Shqiptare? Ku janë aksionet prej 10 mijë eurosh? Ku janë spitalet? Ku është diaspora? Ku është Akademia Shqiptare? Ku janë autostradat dhe hekurudhat? Ku janë vendet e punës dhe zhvillimi ekonomik? Përgjigjja është një: Nuk ekzistojnë. Ekzistojnë vetëm në broshurat elektorale të vitit 2024”, deklaroi Bilalli Zendeli.

Ajo shtoi se BDI vlerëson se shqiptarët meritojnë politikë serioze dhe përgjegjësi, e jo propagandë dhe marketing elektoral.

“Koha e mashtrimeve ka përfunduar. Qytetarët e dinë se kush premtoi gjithçka dhe nuk realizoi asgjë. Dy vjet më vonë, НИШТО nuk ka bilanc qeverisës për t’u mburrur. Ka vetëm një listë të gjatë premtimesh të thyera”, përfundoi zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. (koha.mk)

Lexuar: 74

Lajme te ngjashme

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

Lajmet e fundit

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.