Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026

Ahmeti: Tetovarët folën: Jo serbizmit! Ky është vetëm fillimi

27 Qershor, 2026

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup i akordoi titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa” Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të veçantë në fushën e fesë, arsimit, dijes, zhvillimit institucional dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Ceremonia solemne e ndarjes së këtij titulli prestigjioz u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në prani të personaliteteve të larta të jetës publike dhe politike në vend, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, drejtuesve të institucioneve fetare, profesorëve, akademikëve, studiuesve, përfaqësuesve të universiteteve, stafit akademik, si dhe mysafirëve të shumtë.
Të pranishmit në këtë ngjarje i përshëndeti Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij momenti të veçantë dhe theksoi rolin e Reisul Ulemasë në avancimin e arsimit islam, forcimin e institucioneve fetare dhe promovimin e vlerave të dijes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Në emër të institucioneve shtetërore, të pranishmit i përshëndeti Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Kishën dhe Bashkësitë Fetare, znj. Olivera Trajkovska, e cila vlerësoi rolin e institucioneve fetare në ndërtimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në shoqëri.
Me një fjalim përshëndetës, të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Muftiu Naim ef. Tërnava, i cili shprehu urimet dhe përgëzimet e tij për Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me rastin e marrjes së titullit të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ai vlerësoi kontributin e Reisul Ulemasë në fushën e fesë, arsimit dhe zhvillimit institucional, duke theksuar rëndësinë e dijes, edukimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare në rajon.
Prodekani i F.SH.I -së, Prof. Dr. Ziber Lata para të pranishmëve paraqiti një përmbledhje të shkurtër të biografisë së laureatit, duke u ndalur në rrugëtimin e tij arsimor, fetar dhe institucional, si dhe në kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të dijes, komunitetit dhe shoqërisë.
Më pas, ish-dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Fuhrudin Ebibi, lexoi vendimin e Komisionit Akademik të Fakultetit për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” për Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Pas leximit të vendimit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i dorëzoi Reisul Ulemasë diplomën e titullit të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
Duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë vlerësim të lartë akademik, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai theksoi se ky titull nuk duhet të shihet si privilegj personal, por si një amanet dhe përgjegjësi e re për të vazhduar me përkushtim shërbimin ndaj fesë, dijes dhe shoqërisë.
“Në traditën islame, nderimet dhe vlerësimet nuk kuptohen si privilegje personale, por si amanete dhe përgjegjësi shtesë. Prandaj, këtë titull nuk e shoh si një kurorëzim të një rruge të përfunduar, por si një obligim për të vazhduar më me përkushtim në shërbimin ndaj fesë, dijes dhe shoqërisë”, u shpreh Reisul Ulema Fetai.
Duke iu referuar rëndësisë së dijes në traditën islame, Reisul Ulema përmendi ajetin kuranor:
“Allahu do t’i ngrejë në shkallë të larta ata që besuan prej jush dhe ata të cilëve u është dhënë dituria” (El-Muxhadele, 11),
duke theksuar se madhështia e vërtetë nuk qëndron në pozitë, pasuri apo famë, por në besimin e sinqertë dhe në dijen e dobishme.
Në fjalimin e tij, Reisul Ulema Fetai vuri në pah rolin e institucioneve arsimore islame në formimin e brezave të rinj, duke theksuar se arsimi duhet të ndërthurë dijen me moralin, profesionalizmin me përgjegjësinë dhe suksesin me devotshmërinë.
“Kemi nevojë për një arsim që edukon mendjen dhe fisnikëron zemrën; për një dije që ndërton ura mirëkuptimi, paqeje dhe bashkëpunimi”, tha Reisul Ulema.
Ai vlerësoi veçanërisht rolin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, duke e cilësuar atë si një vatër të rëndësishme të arsimit të lartë islam, i cili ndër vite ka kontribuar në përgatitjen e kuadrove fetare, akademike dhe intelektuale që i shërbejnë fesë, komunitetit dhe shoqërisë.
Në përfundim të fjalimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët, profesorët, mësuesit, kolegët dhe besimtarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij, duke theksuar se çdo sukses individual është rezultat i përpjekjes së përbashkët dhe i ndihmës së Allahut të Madhëruar.
Ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” u përmbyll me lutje për bekimin e Fakultetit të Shkencave Islame, profesorëve dhe studentëve, si dhe me mesazhin për vazhdimin e përkushtimit ndaj dijes, edukimit dhe shërbimit ndaj shoqërisë.

Lexuar: 64

Lajme te ngjashme

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

Ahmeti: Tetovarët folën: Jo serbizmit! Ky është vetëm fillimi

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Lajmet e fundit

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026

Ahmeti: Tetovarët folën: Jo serbizmit! Ky është vetëm fillimi

27 Qershor, 2026

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.