Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 100 eurot për sektorin privat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret janë ekzekutuar.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, thotë Murati në ‘Facebook’.
Ndërkaq, komisioni verifikues për mbështetjen e studentëve nga 100 euro, sipas Muratit, ende po vijon punën.
“Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, përmbyll shkrimin ai. /Insajderi.org/

