Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas publikimit të pretendimeve për blerjen e analistëve nga një kandidate për deputete, duke kërkuar që rasti të hetohet seriozisht nga institucionet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjinovci tha se skandali i shitblerjes së analistëve duhet të trajtohet si rast i trafikimit me qenie njerëzore, ku sipas tij analistët janë viktima.
Postimi i Gjinovcit:
Skandali i shitblerjes së analistave nga kandidatja anonime për deputete duhet me u hetu si rast i trafikimit me qenie njerëzore ku analistat janë viktima të trafikimit.
Na e kena ditë, por deri tash nuk ka pasë prova të mjaftushme për me thanë me siguri, ndërsa tashma ka prova që analistat blehen e shiten me pare.

