Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026

Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa

3 Qershor, 2026

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

3 Qershor, 2026

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

3 Qershor, 2026

Studentët e Kosovës protestojnë të premten në mbështetje të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 3 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

3 qërshor, Kumanovë

LLAUSHA ZENUNI

Ditët e fundit po shoh një narrativë që po përhapet me qëllim ose nga padija (80% jam e bindur se është e para) se protestat për Nartën dhe Zvërnecin qenkan të nxitura nga Greqia, se aty marrin pjesë grekë dhe se e gjithë kjo bëhet për të destabilizuar Shqipërinë.

Për mua, kjo nuk është thelbi i çështjes dhe madje besoj se kjo po përdoret për të larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë. Nëse një grek apo italian ngre zërin për mbrojtjen e një vlere natyrore, historike apo kulturore në Shqipëri, kjo nuk e bën automatikisht kauzën të huaj dhe armiqësore. Kjo vetëm e bën atë individ të vetëdijshëm për atë që po ndodh.

Një e vërtetë nuk bëhet e pavërtetë vetëm sepse e thotë një grek. As një padrejtësi nuk shndërrohet në drejtësi vetëm sepse denoncohet nga dikush me kombësi tjetër. Më shqetëson fakti që në vend se të diskutojmë nëse është e drejtë apo jo të tjetërsohen, betonizohen dhe shfrytëzohen zona me rëndësi të veçantë natyrore e kombëtare, po humbasim kohë duke pyetur kush qëndron “prapa” protestuesve.

Për mua por edhe politikisht kjo është një taktikë e njohur: kur nuk mund të rrëzosh argumentin, sulmo folësin e kur nuk mund të arsyetosh veprimin, shpik një armik të jashtëm. Për mua, çështja nuk është kujt i janë shitur apo kujt mund t’i shiten këto territore: çështja është se PO SHITEN!

Çështja është se po diskutojmë emrin e blerësit, kur duhet të diskutojmë vetë aktin e shitjes! Nëse nesër një grek del në mbrojtje të një pylli shqiptar, unë nuk do ta shoh si “grek” por do ta shoh si një njeri që po mbron një të vërtetë.

Dhe nëse një shqiptar hesht përballë së njëjtës çështje, nuk do ta shoh si patriot vetëm për shkak të kombësisë së përbashkët, përkundrazi do ta shoh si tradhëtar. Patriotizmi nuk matet me atë se kë e fajëson. Matet me atë që je i gatshëm të mbrosh dhe sot pyetja kryesore nuk është kush po proteston, por pse po proteston!

#Albaniaisnotforsale #HandsoffAlbania #Shqipërianukshitet 🇦🇱Llausha Zenuni /Televizioni News

Lexuar: 51

Lajme te ngjashme

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Lajmet e fundit

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026

Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa

3 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.