Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

25 Gusht, 2026

Sukses i madh për Rexhep Hajdarin, fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

25 Gusht, 2026

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

25 Gusht, 2026

Joe DioGuardi merr shtetësinë e Kosovës

25 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ÇKA MË DUHET MUA NGA KUMANOVA SE ÇFARË NDODH NË NARTË E ZVËRNEC?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 2 qërshor

LL. ZENUNI

Po e shkruaj këtë status jo si banore e Vlorës, jo si pronare e ndonjë metri katror në Zvërnec apo Nartë e as sepse kam ndonjë interes personal për të fituar dicka nga ato troje.

Po e shkruaj si një shqiptare e rritur jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, në Kumanovë, por e edukuar me mall dhe dashuri për cdo pëllëmbë të tokës arbërore.

E edukuar që në klasë të dytë nga mësuesi Gëzim cdo ditë duke ushtruar këngën “Shqipëri atdhe i dashur, ne s’të lëmë ty të varfër” që nuk ishte vetëm këngë por ishte mbjellje e dashurisë për atdheun. Ishte fryma që më mësoi se Shqipëria nuk fillon dhe mbaron aty ku jetoj unë por në cdo cep të tokës arbërore, nga Vermoshi në Konispol, nga Shkodra në Nartë e Zvërnec.

Prandaj më dhemb kur shoh se sot po diskutohet betonizimi dhe transformimi i një prej pasurive më të rralla natyrore që ka Shqipëria. Laguna e Nartës, Zvërneci, pylli i Sodës, dunat ranore dhe i gjithë kompleksi ekologjik i Gjirit të Vlorës nuk janë thjesht toka bosh që presin investitorin e radhës por janë pasuri kombëtare, ekologjike dhe gjeostrategjike.

Narta është një nga habitatet më të rëndësishme të Mesdheut për shpendët migratorë sepse aty jetojnë flamingo, pelikanë, çafka, rosa të egra dhe qindra specie të tjera dhe cdo metër beton i hedhur aty është humbje e pakthyeshme për biodiversitetin shqiptar.

Por çështja nuk është vetëm ekologjike. Është edhe kombëtare. Shqiptarët historikisht kanë humbur shumë territore. Vilajete të tëra shqiptare mbetën jashtë shtetit shqiptar dhe për këtë fakt sot Republika e Shqipërisë gëzon ligjërisht vetëm 28,748 km2 territor.

Pikërisht për këtë arsye, çdo pëllëmbë e mbetur duhet trajtuar si pasuri strategjike e brezave të ardhshëm dhe jo si mall tregu. Sigurisht që zhvillimi ekonomik është i nevojshëm dhe sigurisht që turizmi është i nevojshëm.

Por jo çdo zhvillim është përparim sepse ka vende që vlejnë më shumë të ruhen sesa të ndërtohen. Ka trashëgimi që nuk mund të zëvendësohen me resorte luksoze.

Ndoshta Zvërneci dhe Narta janë qindra kilometra larg meje. Ndoshta nuk do të përfitoj kurrë asgjë materialisht nga mbrojtja e tyre, por pikërisht sepse nuk kam interes personal, fjala ime është e lirë.

Dhe si shqiptare e rritur me dashuri fanatike ndaj Shqipërisë ndiej detyrimin moral të flas e të shkruaj sepse toka shqiptare nuk është thjesht pronë;

Është kujtesë. Është histori. Është gjak arbëror. Është këngë e mësuar si fëmijë dhe poezi e klasës së pestë. Është malli i prindërve të mi që na emëruan me emra tokash shqiptare për të plotësuar një copëz Shqipërie që u mungonte në përditshmëri. Është amanet. Dhe amanetet nuk shiten./LLausha Zenuni /Televizioni News

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

25 Gusht, 2026

Sukses i madh për Rexhep Hajdarin, fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

25 Gusht, 2026

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

25 Gusht, 2026

Joe DioGuardi merr shtetësinë e Kosovës

25 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.