Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Maj, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një dron rus, i përdorur në sulmet gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë apartamentesh në lindje të Rumanisë, duke plagosur dy persona dhe shkaktuar zjarr, njoftuan autoritetet rumune.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u identifikua nga radarët pasi hyri në hapësirën ajrore rumune dhe më pas u përplas në çatinë e një pallati në qytetin Galati.
Pas përplasjes shpërtheu një zjarr, ndërsa dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën trajtim mjekësor. Disa banorë të tjerë u evakuuan nga ndërtesa.

Autoritetet reaguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa ushtria rumune ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 dhe një helikopter të pajisur për të goditur objektiva ajrore. Banorëve të zonës iu dërguan mesazhe alarmi për situatën e rrezikshme.
Ministria e Jashtme e Rumanisë e cilësoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm” nga Rusia dhe një “shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare” dhe të hapësirës ajrore rumune.
Bukureshti deklaroi se do të ndërmarrë hapa diplomatikë në përgjigje të incidentit dhe i kërkoi NATO-s të përshpejtojë transferimin e sistemeve dhe aftësive kundër dronëve në Rumani.

Një zëdhënës i NATO-s dënoi “pakujdesinë e Rusisë” dhe deklaroi se aleanca do të forcojë mbrojtjen ndaj kërcënimeve ajrore, përfshirë sulmet me dronë.
Ngjarja ndodhi në qytetin Galati, pranë lumit Danub dhe afër kufirit me Moldavinë dhe Ukrainën, në një kohë kur sulmet ruse ndaj infrastrukturës dhe qyteteve ukrainase janë intensifikuar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit se numri i civilëve të vrarë në luftën Rusi-Ukrainë gjatë katër muajve të parë të këtij viti ka qenë më i lartë se në të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit.
Ai bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe një armëpushim të plotë e të pakushtëzuar, duke paralajmëruar për pasoja të paparashikueshme nga përshkallëzimi i konfliktit.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se po kërkon nga SHBA-ja më shumë sisteme mbrojtëse Patriot për të përballuar sulmet ruse me raketa balistike dhe dronë.

Lexuar: 70

Lajme te ngjashme

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.