Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Zvicër, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se interesimi i mërgatës shqiptare për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit është shumë i madh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 140 mijë aplikime nga votuesit jashtë Kosovës, ndërsa Gjermania prinë me numrin më të lartë, transmeton Klankosova.tv.
Maliqi thotë se bazuar në këto shifra, interesimi i diasporës ka thyer rekord.
“Vota e diasporës më 7 qershor do të vulos rezultatet vendimtare”, tha Maliqi në Klan Kosova.

