Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Muftinia e BFI-së – Kumanovë: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc merr një pamje të re – nis pastrimi dhe rregullimi i hapësirës së jashtme

25 Shtator, 2026

Bleron Bajrami ftohet në Reprezentacionin U-19 të RMV

25 Shtator, 2026

Mickoski në gala mbrëmjen e Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Korridoret 8 dhe 10 janë avantazhi ynë strategjik!

25 Shtator, 2026

Mexhiti dhe Konjufca në shoqëri me gjeneralin Wesli Klark: Mik i shqiptarëve në kohë të vështira!

25 Shtator, 2026

Panajot Soko: Vlora duhet t’na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?

25 Shtator, 2026

Banket në Shtëpinë e Bardhë për nder të presidentit kinez Xi Jinping

25 Shtator, 2026

Raportohet se Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

25 Shtator, 2026

Mali i Zi vendos viza për qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Turqisë

25 Shtator, 2026

Haxhiu: Nëse shkojmë në zgjedhje, nuk iu ndihmojmë atyre në Hagë

25 Shtator, 2026

Vendimi në Hagë, Gani Geci: Mu idhnu s’jemi idhnu, ama me u gëzu s’jemi gëzu

25 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 25 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Barcelona dhe Real Madridi përballen në një “El Clasico” vendimtar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Maj, 2026 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Barcelona mund ta fitojë titullin në “El Clasicon” ndaj Real Madridit, skuadër që po përballet me shumë probleme.

Njëra prej ndeshjeve më të mëdha në botë luhet të dielën nga ora 21:00 në “Camp Nou”, ndërsa i takon xhiros së 35-të të La Ligas.

Barcelona e ka mundësinë ta festojë titullin e dytë rresht, pasi i mjafton vetëm edhe një pikë.

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick i ka 88 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se madrilenët.

Fitorja e Realit do ta shtynte festën e titullit.

Do të jetë “El Clasico” i parë në afro tre vjet që luhet në “Camp Nou”, që ishte mbyllur për shkak të renovimit.

Të dyja skuadrat do të jenë me mungesa të rëndësishme. Te Barcelona mungon Lamine Yamal, ndërsa te Reali mungojnë Eder Militao, Ferland Mendy, Arda Guler e Federico Valverde. Valverde ishte përfshirë në një përleshje me Aurelien Tchouamenin dhe mori lëndim në kokë të enjten. Në dyshim për të luajtur mbetet edhe Tchouameni.

Të dy lojtarët janë gjobitur me nga 500 mijë euro nga klubi mbretëror, që do ta mbyllë një edicion të pasuksesshëm, pa trofe të fituar e me shumë probleme.

“El Clasicon” e parë të sezonit e fitoi Reali 2:1, ndërsa Barcelona në janar triumfoi në Superkupën e Spanjës, 3:2.

Në përgjithësi, Real Madridi i ka 106 fitore, me 439 gola të shënuar. Barcelona i ka 105 fitore, me 444 gola në total. 52 ndeshje janë mbyllur baras.

Atletico Madridi me fitore ndaj Celta Vigos të shtunën nga ora 18:30, do ta siguronte vendin e katërt që dërgon në Champions.

Gara për pozitën e pestë, gjashtë dhe të shtatë mbetet e hapur, njësoj si ajo për mbijetesë. Mallorca e Vedat Muriqit të dielën nga ora 14:00 luan në shtëpi ndaj Villarrealit.

Do të jetë tjetër mundësi për sulmuesin e Kosovës që t’i afrohet Kylian Mbappes, në listën e realizatorëve më të mirë të ligës. Mbappe i ka 24 gola, tri më shumë se Muriqi.  /Koha.net/

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

Bleron Bajrami ftohet në Reprezentacionin U-19 të RMV

Muriqi ia dedikoi golin krerëve të UÇK-së, Kurti publikon golin dhe flet vetëm për fitoren ndaj Irlandës

“Të gjithë bëjnë gabime!”, Taulant Xhaka në mbrojtje të Granitit dhe përgjigjet mediave zvicerane

Shtetasi i Maqedonisë thyen rekordin botëror, realizoi 1.257 pompa për 1 orë me 9 kg peshë

Media zvicerane habit me një lajm për Granit Xhakën

KF Shkëndija triumfon ndaj KF Bashkimit

Lajmet e fundit

Muftinia e BFI-së – Kumanovë: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc merr një pamje të re – nis pastrimi dhe rregullimi i hapësirës së jashtme

25 Shtator, 2026

Bleron Bajrami ftohet në Reprezentacionin U-19 të RMV

25 Shtator, 2026

Mickoski në gala mbrëmjen e Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Korridoret 8 dhe 10 janë avantazhi ynë strategjik!

25 Shtator, 2026

Mexhiti dhe Konjufca në shoqëri me gjeneralin Wesli Klark: Mik i shqiptarëve në kohë të vështira!

25 Shtator, 2026

Panajot Soko: Vlora duhet t’na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?

25 Shtator, 2026

Banket në Shtëpinë e Bardhë për nder të presidentit kinez Xi Jinping

25 Shtator, 2026

Raportohet se Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

25 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.