Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Maj, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike – nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborreti Spas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se familjet përpiqen të shmangin xhelozinë dhe përçarjet, duke ruajtur uniformitetin mes vëllezërve.

Në vitin 2025, ky fenomen u hulumtua edhe nga antropologu çek, Radan Haluzík, i cili e sheh këtë praktikë si një përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha kulturore dhe ekonomike, ku familjet përpiqen të balancojnë pabarazitë ekonomike mes vëllezërish, mungesën fizike të anëtarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe dëshirën për privatësi, duke përdorur arkitekturën si “një formë adaptimi ndaj presioneve të globalizimit”.

Megjithatë, sipas tij, mbetet e paqartë nëse arkitektura mund të zgjidhë plotësisht tensionet dhe kontradiktat që sjellin këto ndryshime shoqërore.


Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.
1. Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.
Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
2. Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
3. Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.
4. Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.
Në punimin e Hazulikut theksohet se “shtëpitë imitojnë stilin dhe rehatinë e vilave të periferive evropiane dhe amerikane, por gjithashtu në shumë aspekte pasqyrojnë stilin e jetesës lokale, jetën tradicionale të familjeve (të përbashkëta)".
5. Në punimin e Hazulikut theksohet se “shtëpitë imitojnë stilin dhe rehatinë e vilave të periferive evropiane dhe amerikane, por gjithashtu në shumë aspekte pasqyrojnë stilin e jetesës lokale, jetën tradicionale të familjeve (të përbashkëta)”.
Disa prej këtyre shtëpive qëndrojnë bosh për pjesën më të madhe të vitit, pasi pronarët jetojnë në mërgim dhe kthehen vetëm gjatë pushimeve.
6. Disa prej këtyre shtëpive qëndrojnë bosh për pjesën më të madhe të vitit, pasi pronarët jetojnë në mërgim dhe kthehen vetëm gjatë pushimeve.
Megjithatë, edhe kur janë të pabanuara, sipas ekspertëve ato mbeten "simbol i suksesit ekonomik dhe lidhjes së fortë me vendlindjen".
7. Megjithatë, edhe kur janë të pabanuara, sipas ekspertëve ato mbeten “simbol i suksesit ekonomik dhe lidhjes së fortë me vendlindjen”.
Sociologu Xërxa thotë se fenomeni shpesh pasqyron një kompromis mes dëshirës për jetë individuale dhe nevojës për të ruajtur unitetin e familjes së zgjeruar.
8. Sociologu Xërxa thotë se fenomeni shpesh pasqyron një kompromis mes dëshirës për jetë individuale dhe nevojës për të ruajtur unitetin e familjes së zgjeruar.
Sipas Xërxës, fenonemi ka krejt kontekst të kundërt me lagjet private që, po ashtu, përmbajnë shtëpi të njëjta për nga pamja, por që në thelb "nënkupton privatësi dhe siguri të personave të pasur në lagje të ndara".
9. Sipas Xërxës, fenonemi ka krejt kontekst të kundërt me lagjet private që, po ashtu, përmbajnë shtëpi të njëjta për nga pamja, por që në thelb “nënkupton privatësi dhe siguri të personave të pasur në lagje të ndara”.
Në studimin e Hazulikut, ai vëren se modeli ku dy, tre apo më shumë vëllezër ndërtojnë shtëpi të njëjta pranë njëra-tjetrës është bërë veçanërisht i përhapur në dy dekadat e fundit.
10. Në studimin e Hazulikut, ai vëren se modeli ku dy, tre apo më shumë vëllezër ndërtojnë shtëpi të njëjta pranë njëra-tjetrës është bërë veçanërisht i përhapur në dy dekadat e fundit.
Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.