Një projekt i ri shkencor nga Fondi Kombëtar i Zvicrës po tërheq vëmendje të madhe në qarqet akademike. Me një financim rreth 1 milion euro, studiues nga Universiteti i Baselit po nisin një hulumtim të thelluar mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.
Projekti “Gjuha Shqipe në Antikitet” synon të analizojë burime historike, gjuhësore dhe të dhëna gjenetike të lashta, për të kuptuar më mirë lidhjet e mundshme me popullsitë e hershme të Ballkanit.
Qëllimi i studimit është të sjellë më shumë qartësi shkencore mbi historinë e gjuhës shqipe dhe vendin e saj në familjen e gjuhëve indo-evropiane.
Ky projekt ka ngjallur diskutime të shumta dhe pritet të sjellë rezultate interesante në fushën e gjuhësisë historike./lapsi.info

