Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Ky takim, i katërti me radhë në përpjekje për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke nisur nga ora 11:00.
Ndërkohë, vendi ka hyrë në 9-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, teksa 28 prilli mbetet afati përfundimtar i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

