Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri”, Rama: Dikur na mbyllej dera e BE-së! Ulemi si të barabartë mes të barabartësh në 2030-ën

TV NewsBy TV News15 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ka nisur dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. I pari që e mori fjalën ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha, i cili tha se historia e diasporës është histori suksesi. Më pas, fjalën e mori kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re sa i përket shtetit të së drejtës, duke deklaruar se pandëshkueshmëria tashmë i përket së shkuarës. Ai u shpreh se drejtësia është e pavarur dhe se askush nuk është mbi ligjin, duke e cilësuar këtë si një moment historik për vendin.

Rama ndaloi gjithashtu te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke kujtuar se dikur vendit i mbyllej dera e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian, ndërsa sot janë hapur të gjithë kapitujt, brenda një kohe rekord prej 11 muajsh. Ai e krahasoi këtë rrugëtim me përpjekjet e diasporës shqiptare ndër vite, duke theksuar këmbënguljen dhe sakrificat për të arritur suksesin.

Rama: Sot pandëshkueshmëria është një mit i të kaluarës në Shqipëri dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavaruar siç nuk ka qenë që në krye të herës nga 1912 deri kur ne, me vullnet të plotë, i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë dhe pa kursyer askënd. Atëherë Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera e negociatave për anëtarësim në BE, sot i kemi çelur të gjithë kapitujt e negociatave dhe e kemi bërë këtë për një kohë rekord, vetëm 11 muaj.

Njësoj si ju kur ju mbyllej dera në fytyrë në ato hapa të parë në rrugët e botës dhe kur askush nuk kishte kohë, respekt, nuk kishte besim dhe prandaj nuk kishte as vëmendje për të dëgjuar e kuptuar se sa vlenit, po ju këmbëngulnit dhe pasi shkonit në darkë dhe fshinit lotët nga poshtërimi i ditës riktheheshit në mëngjes për të vijuar të këmbëngulnit duket qenë gati për derën kur të hapej. Edhe Shqipëria këmbënguli dhe ishte gati për derën kur u hap. Ambicia jonë është të mbyllim negociatat në vitn 2027. Në vitin 2030 do ta ulim Shqipërinë si të barabartë mes të barabartësh.

Lexuar: 139

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.