Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Berisha: Rama përzuri shqiptarët, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë

TV NewsBy TV News15 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi Samitin e Diasporës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si politikanin që ka dëmtuar më shumë kombin shqiptar pas diktatorit Enver Hoxha. Në një komunikim me gazetarët Berisha deklaroi se Rama mban përgjegjësi për shqiptarët, që janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij.

“ Nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1,990,000 shqiptarë. Së bashku me emigrantët në vende të tjera, janë rreth 45% e popullsisë të larguar nga vendi. Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse ai ndërtoi për interesa të pushtetit të tij në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, duke damkosur në këtë mënyrë Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, tha Berisha. 

Por kryetari i PD Sali Berisha shfrytëzoi komunikimin me gazetarët për të akuzuar qeverinë “Rama” se ka lënë qytetarët pa mbështetje përballë rritjes së çmimit të naftës.

“E gjithë Evropa, e gjithë bota perëndimore, Australia, janë angazhuar në lehtësime të menjëhershme të barrës fiskale mbi naftën. Në një kohë kur Edi Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të rritjes së TVSH-së dhe nuk ul asgjë, derisa nafta thotë të kalojë 224 lekë për litër”, tha kreu i PD. 

Berisha akuzoi kryeministrin se me masat e fundit që po merr po falimenton fermerët.

“Gjermania në një akt para tre ditësh, vendosi të dyfishojë subvencionin e naftës për fermerët. Ta dyfishojë. Të tjerat po kështu, Suedia. Dhe vende të tjera, Suedia uli TVSH-në e ushqimeve në 6%, nga 12% që e kishte. Për shkak të këtyre çmimeve.  Kurse Edi Rama hoqi subvencionimin për fermerë shqiptarë dhe shkoi në paturpësinë, pacipësinë më të madhe. U deklaroi 2 metra gënjeshtar, u deklaroi se Evropa nuk e përdor më subvencionin”, deklaroi Berisha. 

Berisha u bëri apel qytetarëve që të reagojnë kundër qeverisë e t’i bashkohen protestës së opozitës të premten.

Lexuar: 92

Lajme te ngjashme

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.